Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëMë shumë se 1 vit pa profesorin Remzi Nushi nga Veleshta, njeriu...

Më shumë se 1 vit pa profesorin Remzi Nushi nga Veleshta, njeriu i cili gjithë jetën ia kushtoi muzikës në qytetin e bukur të Strugës

Kujtojmë personalitetet Strugane…

Në datë 21 prill 2022 në moshën 78 vjeçare ndërroi jetë profesori i muzikës Remzi Nushi nga Veleshta e Strugës, artisti i madh që gjithë jetën ja kushtoi muzikës në qytetin e bukur të Strugē.

Remzi Nushi, ka lindur në Veleshtë në vitin 1944. Në Veleshtë ka kryer shkollimin fillor ndërsa të mesmen në Prizren. Në vitin 1972, përfundon studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, ndërsa studimet në Akademinë e Arteve, dega e muzikës në Shkup i përfundon në vitin 1982. Gjatë karierës së tij ai ka punuar në shkollën fillore “J.B.Tito”. Ishte ndër themeluesit e festivalit “Këngë Jeho”, udhëheqës artistik i SHKA “Dr.Ibrahim Temo”, një ndër themeluesit dhe kryetari i parë i Shoqatës së muzicientëve shqiptar në Maqedoni. Poashtu, gjatë karierës së tij, ai ka krijuar mbi 30 këngë të ndryshme, ka qënë anëtar jurie në shumë manifestime muzikore, dhe është autor i librit të muzikës për klasën e VIII të shkollës fillore. Krahas punës dhe aktiviteteve tjera, ai ka mësuar shumë nxënës në instrumente të ndryshme sidomos në fizarmonikë.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments