Tuesday, November 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMe rastin e 88 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, simbol i...

Me rastin e 88 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, simbol i qëndresës shqiptare në Kosovë dhe trevat e tjera Lindore

Prof. Dr. Nebi Dervishi
Përkujtes
ADEM DEMAÇI (26.02.1936-26.07.2018)
Me rastin e 88 vjetorit të lindjes
Simbol i qëndresës shqiptare në Kosovë dhe trevat e tjera Lindore”
Më 26 shkurt 2024, u mbushën plotë 88 – vjet të lindjes së bacit Adem Demaçit – simbolit të lirisë, “Mandelës së shqiptarëve” dhe njëherit njëri prej veprimtarëve më të spikatur tëçështjes kombëtare shqiptare në gjysën e dytë të shekulit të kaluar dhe në dy dekadat e paratë shek. XXI
Atdhetari demokrat, Luigj Gurakuqi, para se tё vritej nga dora tradhtare nё Bari tё Italisё, mё 2 mars 1925, do tё deklaronte se: “Njё popull qё nderon burrat e vet, njё popull qё pavdekson kujtimet e tyre, jo vetёm nё faqet e historisё, por edhe ne rrasa dhe monumente, ai popull tregon se ka ndёrgjegje, se ka ndjesi të hollё, se ka miradije, e ka dёshirë me u sjellun e me drejtuem mbas shembullit tё tё mёdhenjve tё vet”.
Revista ,,Kosova” e datës 19 shtator 1942, nё zёrin “Pёrpjekjet kreshnike tё Strugёs shqiptare pёr liri e pёr Shqipёri”, nё mes tjerash do tё shkruante ”Vjet, mё 27 gusht (1941), Struga desh t’ua kalonte shoqeve midis qendrave tё Tokave tё Lirueme; ishte e para qё hodhi themelet t’u ngrehё njё Pёrmendore dёshmorëve pёr tё pavdekёsuar lavdinё e shkёlqyer t’atyrёve vigajve, tё cilёt, tё rritur nёn meloditё hyjnore tё valёve tё Drinit plak, qё kёngёton jetёn mijavjeçare të kombit tonё, me zemra tё ndezura flakё, tё dashurisё sё atdheut, ranё theror, djelmё tё njohur e tё panjohur qё kanё bёrё mё tё shtrenjtёn pёr kёtё tokё tё dashur shqiptare.” “…S’andejmi, Struga zgjodhi frymёzimin e zgjimit kombёtar dhe arriti tё bёhet njё nga vatrat e lёvizjes patriotike. Me pushkё e me libёr nё dorё, bijtë e saj u pёrpoqёn midis rreziqeve dhe vuajtёn burgimin dhe arratinё, nё mesin e tё cilёve ishin Dervish Hima, Dr Ibrahim Temo, Riza Drini, Avdulla Rushiti-Struga (Gojёdrinasi) etj.
Disidenti Adem Demaçi nuk e zgjodhi heshtjen dhe arratinë, por e zgjodhi rebelimin kundrejt sistemit tё rremё shoqёror e politik. Demaçi kurrё nuk foli pёr vuajtjet e tij nёpёr kazamatet jugosllave dhe nuk i ekspozoi kurrё plagёn e tij, si edhe nuk deshi tё bёhemi peng i po kёsaj plage, sepse ai ёshtё tjetёr personazh dhe i veçantё.
Pra, Baca Adem ishte veprimtar i çёshtjes kombёtare dhe pёr tё drejtat e njeriut.
Adem Demaçi, lindi mё 26 shkurt 1936, kёtu e 88 vjet mё parё, nё fshatin Lupç tё Epёrm, nё afёrsi tё Besianës, nё njё familje tё varfёr. Shkollёn fillore dhe gjimnazin e kreu nё Prishtinё. Studimet e larta i vazhdoi nё departamentin e letёrsisё botёrore nё Fakultetin Filozofik tё Beogradit.
Nё vitet e ’50-ta punoi nё gazetёn “Rilindja” dhe nё Shtёpinё botuese “Rilindja”, ku botoi njё varg shkrimesh publicistike, tregime, vjersha dhe pёrkthime letrare. U bё i njohur me veprёn “Gjarpinjtё e Gjakut”, nё vitin 1958, ku trajton plagёn e dhimbshme tё gjakmarrjes. Qysh nё moshёn e re u angazhua nё lёvizjen kombёtare tё shqiptarёve tё Kosovёs, duke ngritur zёrin kundёr shpёrnguljeve dhe diskriminimit kombёtar ndaj tyre. Nё vitin 1958 u dёnua me tre vjet burg. Pas daljes nga burgu, më 1961, e vijoi ilegalisht veprimtarinё e tij duke krijuar organiatёn “LЁVIZJA REVOLUCIONARE E BASHKIMIT TЁ SHQIPTARЁVE”, e cila kishte si objektiv bashkimin e Kosovёs me Shqipёrinё. Pёr kёtё veprimtari u dёnua me 15 vjet heqje lirie, nё vitin 1964. Nё gjyq mbrojti pikёpamjet e tij pёr bashkimin e trojeve shqiptare dhe kjo e bёri tё njohur nё popullin e Kosovёs. Akoma nё kujtesё tё veprimtarёve dhe bashkёkohanikёve tё tij kujtohet deklarata e tij pёrpara Gjyqit tё Qarkut tё Prishtinёs: “PREJ KЁTU KU JAM DEKLAROJ SE, NЁSE SERBIA DHE JUGOSLLAVIA NUK HEQIN DORЁ NGA KUFIRI ME KOSOVЁN DHE NЁSE NUK LEJOJNЁ QЁ KY VEND TЁ SHKЁPUTEJ NGA JUGOSLLAVIA DHE TЁ BASHKOHET ME NЁNЁN SHQIPЁRI, ATЁHERЁ NUK DO TЁ KETЁ PAQE AS NЁ BALLKAN E AS NЁ JUGOSLLAVI. NЁSE SERBIA DO TЁ VAZHDOJЁ ME KЁTЁ POLITIKЁ NDAJ SHQIPTARЁVE, DO TЁ VIJЁ KOHA KUR AJO DO TЁ BЁHET SHKAKTARE PЁR ZHBЁRJEN E JUGOSLLAVISЁ. NЁ FUND DO TЁ THEM SE SERBIA DO TЁ MBETET PA KOSOVЁN…”.
Nga burgu u lirua mё 8 qershor 1974, por, pas njё viti u arrestua pёr herёn e tretё dhe u dёnua pёrsёri me 15 vjet heqje lirie. Nga burgu u lirua mё 28 prill 1990. Pёr vuajtjet e tij gjatё 28 viteve nё burg “SI DISIDENT NЁ JUGOSLLAVI” – u vlerёsua me çmimin “Saharovё” nga Parlamenti Evropian nё Strasburg, nё vitin 1991.
Edhe pas daljes nga burgu, Baca Adem e vijoi veprimtrinё e tij kombёtare dhe nё vitin 1998 u bё pёrfaqёsuesi politik i Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs. Kёtё detyrё e mbajti deri nё shkurt tё 1999, kur dha dorёheqje, pasi nuk u pajtua me pjesёmarrjen e shqiptarёve nё Konferencёn e Rambujesё, mё 1999.
Adem Demaçi, pas daljes prej burgut, ёshtё njёri prej aktivistёve mё tё mёdhenj pёr mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut. Ёshtё anёtar i Lёvizjes “Vetёvendosje”- duke deklaruar shpeshherё se: “E VЁRTETA PЁR KOSOVЁN ЁSHTЁ KJO E VETЁVENDOSJES”. “E VЁRTETA DHE ZGJIDHJA ЁSHTЁ VETVENDOSJA, KU POPULLI DO TЁ VENDOS PЁR VETEN E VET, DHE JO TЁ VENDOS DIKUSH TJETЁR NЁPЁR KANCELARITЁ E TYRE DHE TЁ MUNDOHET TЁ NDAJ DREJTЁSINЁ (PAK PЁR NEVE PAK PЁR ATA), E TЁ MOS ZGJIDHET PROBLEMI. KJO DO TЁ THOTЁ QЁ TЁ MBETET RREZIKU, QЁ KOSOVA SЁRISH TЁ SHNDËRROHET NЁ NJЁ VATЁR TЁ RE TЁ GJAKDERDHJEVE”.
Adem Demaçi shquhet po ashtu edhe pёr kontributin letrar, madje konsiderohet si themeluesi i shkollёs sё romanit modern nё Kosovё. Njё prej veprave mё tё spikatura të tij ёshtё romani “Gjarprinjtё e Gjakut”.
Njё kontribut tjetёr i madh i Demaçit ёshtё se, ai ёshtё ideator i krijimit tё njё opozite serioze nё Kosovё, pa tё cilёn nuk mund tё mendohet demokracia, tё kontribuojё nё konsolidimin e institucioneve, nё futjen e moralit dhe pёrgjegjёsisё si kategori tё domosdoshme dhe nё praktikat politike nё Kosovё.
Nuk ka dyshim se Adem Demaçi ka dhёnё njё kontribut tё madh nё favor tё pavarsisё sё Kosovёs, ashtu siç ёshtё “Maraton pas maratoni”, e tёrё jeta e Bacёs Adem, dhe janё kёto renditje e pёrpjekje qё atё e bёjnё tё jetё i respektuar jo vetёm nga ithtarёt, por edhe nga kundёrshtarёt e armiqtё e tij.
Nё qershorin e vitit 2003, njёri nga kryetarёt mё tё mёdhenj qё kanё pasur SHBA, Bill Klinton, nё njё ceremoni tё organizuar pёr nder tё tij, nga Kёshilli Shqiptaro – Amerikan, u tha tё pranishmёve: “SHQIPЁTARЁVE JU MUNGON MANDELLA, PERSONI QЁ DO TЁ KOMUNIKONTE ME MINORITETET E KOSOVЁS. KOSOVA E KA PASUR DHE VAZHDON TA KETЁ EDHE SOT MANDELЁN E VET, TЁ CILIN NЁ MOSHЁ TЁ THYER, LAHPERЁT E KOSOVЁS E DETYRUAN TЁ FORMOJЁ NJЁ PARTI POLITIKE…. SEPSE DEMAÇI ЁSHTЁ I VETMI QЁ KA KOMUNIKUAR DHE KOMUNIKON ME KOMUNITETET NЁ GJUHЁN E TYRE, AI KA NDEJTUR ATY PRANЁ ME TЁ LIGAT DHE NЁ GЁZIMET E TYRE… ME KЁTЁ QЁNDRIM AI E KA NDERUAR KOSOVЁN NЁ BOTЁ, POR NGA POPULLI I VET KA MARRЁ SI SHPЁRBLIM PЁRQESHJEN DHE PЁRBUZJEN, DHURATAT MЁ TЁ SHPESHTA QЁ POPUJT E VONUAR KANЁ PЁR VLERAT MЁ TЁ MЁDHA…”.
Burgimi i Bacës Adem (Adem Demaçit) për 28 vjet (Mandela shqiptarë) e bëri atë simbol të qëndresës së popullit shqiptar në Kosovë dhe në të gjitha trevat Lindore shqiptare. Pasi doli nga burgu, Adem Demaçi vazhdoi përpjekjet e tijpër një Kosovë të lirë demokratike.
Në shtator të viit 2014 doli nga shtypi romani i tij më i ri “Libër për vetëmohimin”.
Në vitet 90 të shek. Të kaluar është zgjedhur kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me qendër në Prishtinë. Ka dhënë një ndihmesë të çmuar për denoncimin epolitikës antishqiptare të beogradit dhe për ta mbrotjur çështjen kombëtare në arenën ndërkombëtare. Duke vlerësuar veprimtarinë e tij, Parlaenti Evropian më 12 tetor 1991, e dekoroi atë në Strasburg me çmimin “Saharov”. Po kështu, Klubi Evropian i Rektorëve të Universiteteve të Evropës i dha çmimin special për paqe dhe kundër racizmit e ksenofobisë. Edhe Universiteti i Tetovës me rastin e 80 vjetorit të lindjes më 4 maj 2016 i ndau Bacës adem Demaçi titullin e lartë “Honori Cauza”, kësaj figure kombëtare që rrallë herë na paraqitet në historinë më të re.
Baca Adem edhe në këtë përvjetor të 86 me radhë të lindjes mbetet personalitet i rrallë, qëndrestarë dhe konsikuenti i palëkundur i çështjeve të interesit kombëtar. Me veprimtarinë e tij, sa ishte ndër të gjallët përherë ishte në shërbim të kombit dhe ushtroi ndikom të veçantë në formimin dhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare.
Shqiptarët e trevave lindore dhe më gjërë kanë për nderë dhe respekt në përjetësi për këtë burrë të madhe dhe që përsëritet një herë në 50 vjetë të kombit shqiptar,
Duke respektuar veprën e tij tw madhe njerzore, respektojmw dashurin e madhe pwr popullin dhe tokwn e vetw, respektojmw vetvehten dhe vlerat tona kombwtare, gjithherw duke rikujtuar sjelljet e tijw miqwsore sepse i popullit ishte dhe pwr popullin punoji dhe sakrifikoji.
I pwrjetshwm do tw jetw kujtimi pwr Bacwn Adem Demaçi- Mandelwn e shqiptarwve dhe Nderi i Kombit.
Strugw
26.02.2024
Prof Nebi Dervishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!