Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMë në fund ministrat shqiptarë filluan të flasin shqip në mbledhjet e...

Më në fund ministrat shqiptarë filluan të flasin shqip në mbledhjet e Qeverisë

Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë prej dje kanë filluar të aplikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në mbledhjet e Qeverisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Edmond Ademi, përmes profilit të tij në facebook, i cili është thirrur se i pari ka folur në gjuhën e tij amtare

“Sot pata nderin si Ministër i parë shqiptar nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, që në mbledhjen e sotshme të 117 të Qeverisë, të flas në gjuhën shqipe. Ligji për gjuhët, si ligj duhet të rrit kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin një shoqëri për të gjithë, si koncept politik i kësaj qeveriе udhëhequr nga LSDM.

Para së gjithash ky ligj është në interes të qytetarëve, gjithë bashkësive etnike dhe komunikimit të tyre me institucionet, dhe ne si politikan përmes shembullit personal të tregojmë përforcimin e ktëij kohezionit, duke ju shmangur politikave ditore”, shkruan Edmon Ademi Ministër i Diasporës.

Por se ka filluar zbatimi i shqipes, kjo u bë e ditur edhe nga disa prej ministrave shqiptarë nga BDI. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments