Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMe fluturime çarter do të kthehen qytetarët e bllokuar jashtë vendit

Me fluturime çarter do të kthehen qytetarët e bllokuar jashtë vendit

Me fluturime çarter deri në aeroportin e Shkupit, duhet të kthehen në vend shumica e qytetarëve që janë jashtë vendit e të cilët kanë kërkuar ndihmë nga MPJ-ja. Ata do të duhet t’i paguajnë biletat e tyre të aeroplanit dhe të pranojnë të kalojnë 14 ditë në karantinën e shtetit. Thirrjen publike deri te kompanitë ajrore që të organizohen fluturime çarter do ta dërgojë Sekretariati i Përgjithshëm, për të cilin Qeveria miratoi  mbrëmë vonë Dekret.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha dje se deri në afatin e fundit për paraqitje ora 18:00 më 22 mars 2020, ndihmë nga MPJ-ja për t’u kthyer në vend kërkuan 5000 shtetas të Maqedonisë. Deri më tani janë përpunuar 4000 aplikime dhe 2100 qytetarë janë pajtuar me kushtet e përcaktuara dhe do të kthehen në mënyrë të organizuar.

Një ekip kujdestar i MPJ-së i paraqitet çdo personi në veçanti që të tregojë se për shkak të krizës do të duhet të kenë kompensim të caktuar të shpenzimeve për fluturimin çarter dhe se do të duhet të pranojnë të kalojnë një karantinë dyjavore.

Numri më i madh i qytetarëve të paraqitur janë nga vendet evropiane, kryesisht nga Gjermania. Qëllimi, thotë Dimitrov, është t’u ndihmohet atyre që nuk kanë mundësi të kthehen, ata që nuk kanë shtëpi tjetër.

“Ne nuk do të kemi burime që të organizojmë çartere sepse kemi nga një qytetar që është paraqitur  nga Tajlanda, Zelanda e Re. Para së gjithash, do të shkojmë në vendet ku ka një përqendrim të madh dhe kërkesa më të mëdha, siç janë vendet evropiane”, tha Dimitrov.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Dekret me të cilën e angazhoi Sekretariatin e përgjithshëm që të dërgojë thirrje deri te kompanitë ajrore të organizojnë çarter fluturime.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!