13 Gushti do të jetë një epokë e re për Izet Mexhitin. Me 13 Gusht është edhe firmosja e Marrëveshjes së Ohrit pikërisht aty ku nis edhe epoka e shqiptarëve.
13 Gushti do të jetë edhe dita kur Izet Mexhiti do të shpalos emrin e partisë së re për të filluar edhe një rrugëtim të gjatë për mbrojtejn dhe avancimin dhe të drejtat e shqiptrëve në Maqedoninë e Veriut.
13 Gushti do të jetë edhe fillimi i një opzitaritmi të fuqishëm kundër pushtetit, kundër korrupsionit, kundër padrejtësive, kundër shkeljeve të mëdha që ju bëhen shqiptarëve.
Me 13 Gusht shqiptarët do të kenë edhe adresën e tyre për tu mbrojtur, për të ndarë dhimbjet e tyre e për të goditur pushtetin, qeverinë dhe shtetin.
13 Gushti do të jetë edhe dita ku nis një opozitë e fortë kundër BDI-së.
Portali TS, e ka edhe emrin e partisë së re të Izet Mexhitit, por për hirë të korektësisë do të lamë ditëve në vijim për të treguar edhe emrin edhe idenë pse pikrërisht ai emër.
Mexhiti sot e nisi partinë e re me 3 deputet dhe një kryetar komune duke theksuar se kemi ngritur zërin e arsyes në organet partiake por edhe në opinion për konstatimin se BDI është shkëputur nga realitet, pasiqë me dy këmbë u shkel statuti i partisë dhe u injorua vullneti i strukturës gjatë zgjedhjeve të brendshme partiake ku kryetarët e degëve u imponuan dhe emëruan nga “lartë” si në komunizëm dhe nuk u zgjodhën nga baza, ne sot duam të informojmë opinionin e gjërë se nga dita e sotme po nisim një fillim të ri.
“Ne, pasiqë një kohe të gjatë në kontinuitet dhe në mënyrë konzistente, të palëkundur, kemi ngritur zërin e arsyes në organet partiake por edhe në opinion për konstatimin se BDI është shkëputur nga realiteti dhe nga baza prej ku e merr mandatin, ku vendimmarrja politike është bërë pronë individuale, në mungesë totale të demokracisë së brendshme, debatit dhe konsultimeve brendapartiake, në mungesë totale të llogaridhënies për punën e Qeverisë dhe programit politik të partisë, mosfunksionimit të jetës organizative të BDI-së, ngulfatjes të mendimit ndryshe, revanshimit politik ndaj të gjithë atyre që ngritën zërin kundër, ndaj të gjithë atyre që nuk u pajtuan asnjëherë me Ballkanin e hapur, pasiqë me dy këmbë u shkel statuti i partisë dhe u injorua vullneti i strukturës gjatë zgjedhjeve të brendshme partiake ku kryetarët e degëve u imponuan dhe emëruan nga “lartë” si në komunizëm dhe nuk u zgjodhën nga baza, ne sot duam të informojmë opinionin e gjërë se nga dita e sotme po nisim një fillim të ri. ” u shpreh sot Mexhiti para të pranishmëve.