Numri i të infektuarve në të gjithë botën nga CoVid-19 ka kaluar shifrën e 2 milionë njerëzve.
2 000 066 persona janë tashmë të infektuar sipas të dhënave zyrtare, ndërsa 126 754 vetë kanë vdekur nga virusi.
Ndërsa të shëruar deri më tani janë 484 597 persona.
Shteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur në shkallë botërore është SHBA, me 614 246 të infektuar dhe 26 064 viktima.
Më pas vjen Spanja, me 174 060 të infektuar dhe 18 255 viktima.
Italia numëron 162.488 persona të prekur nga koronavirusi dhe 21.067 viktima. Në Francë janë 143.303 persona të infektuar nga koronavirusi, 15.729 viktima. Gjermania ka 132,210 persona të prekur me Covid-19 dhe 3495 viktima. Britania e Madhe raporton 93,873 persona të prekur dhe 12,107 viktima.
Iran, 74,877 persona të infektuar 4,683 kanë humbur jetën. Turqi, raportohen 65.111 persona të prekur dhe 1403 viktima. Belgjikë, 31 119 persona të infektuar me koronavirus, viktimat 4157. Holanda raporton 27 419 persona të prekur me koronavirus dhe 2945 viktima.
Zvicra raporton 25 936persona të infektuar dhe 1174 viktima. Kina raporton 46 raste të reja me koronavirus dhe një humbje jete në 24 orë.