Tuesday, May 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 1.3 milionë udhëtarë kanë fluturuar gjatë gjashtë muajve përmes RMV-së

Mbi 1.3 milionë udhëtarë kanë fluturuar gjatë gjashtë muajve përmes RMV-së

Dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Apostol Pavle në Ohër, kanë shënuar rritje të numrit të qytetarëve që kanë fluturuar këtyre gjashtë muajve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Apostol Pavle i Ohrit kanë shënuar rritje prej 41 përqind të udhëtarëve në gjysmën e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kanë shënuar rritje për 15 përqind”, njoftojnë nga TAV.

Në gjashtëmujorin e parë në 10 299 fluturimet e realizuara kanë udhëtuar 1 338 406 persona. Në Aeroportin e Shkupit janë 21 kompani që fluturojnë në 47 pika, ndërsa në Aeroportin e Ohrit janë 6 kompani që fluturojnë në 12 pika.

Në Gjermani janë realizuar 27.9 % e krejt fluturimeve, Zvicër 14.6 %, Turqi 14.5 %, Itali 7.4 % dhe Suedi 6.9.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments