Sunday, July 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbeti "bosh" vendi i ministrit të shëndetësisë, Zaev i paqartë

Mbeti “bosh” vendi i ministrit të shëndetësisë, Zaev i paqartë

Ende nuk ka vendim përfundimtar se kush do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, pasi Arben Taravari u zgjodh kryetar i Gostivarit, nëse do të emërohet ministër i ri pa resor në vend të Ramiz Merkos, apo se do ketë rokadë në shpërndarjen e kulaçit qeveritar.
Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se gjitha opsionet janë të hapura dhe se ende nuk ka vendim përfundimtar, por shpreson se deri në fund të javës do të plotësohen vendet e zbrazëta.

“Sonte kam mbledhje dhe bisedime rreth kësaj. Jam i vetëdijshëm se është për të mirën e shtetit që sa më parë të zgjidhen këto çështje. Pasi të kemi vendim përfundimtar do ta njoftojmë opinionin”, ka thënë Zaev.

Nuk ka informata as nga Aleanca për Shqiptarët se a do ta marrin ata këtë Ministri, ose kush do të jetë personi që do ta zë vendin e bashkëpartiakut të tyre, Taravari.

Jozyrtarisht flitet për dy emra potencial që i ka ofruar Aleanca për Shqiptarët – mjekun nga Tetova, Vullnet Ferati dhe mjekun nga Gostivari, Arsim Izairi. Ndryshe, Zaev para disa ditëve paralajmëroi se rikonstruim të Qeverisë do të ketë për ministër të Shëndetësisë do të vendoset ndonjë kandidat që nuk vjen nga Aleanca për Shqiptarët.

“Akoma nuk kemi vendosur. Kemi filluar bisedime me partnerët e koalicionit, shpresojmëse deri në fund të kësaj jave do të mund të marrim vendim. Të gjitha opsionet janë të hapura, momentalisht as unë nuk e di se kush do të jetë emri, nga cila parti, kush do të zgjidhet nga kandidatët”, tha kryeministri Zaev.

Ai theksoi se konsultimet vazhdojnë, të gjitha opsionet janë të hapura, ndërsa para nesh, theksoi, është shumë me rëndësi edhe vendimi personal, gjegjësisht për çfarë persona bëhet fjalë.

Shëndetësia është lartë në pritjet e qytetarëve. Nëse vjen nga Aleanca për Shqiptarët atëherë nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë. Nëse vjen nga ndonjë parti tjetër politike është logjike se Aleanca mbetet në koalicionin qeveritar dhe duhet të ketë vend ministror. Për këtë janë të hapura të gjitha mundësitë për debat. Vendimtare do të jenë emrat që na qëndrojnë në dispozicion dhe kush do ta ndërmerr këtë funksion përgjegjës”, tha Zaev.

Ai informoi se ka marrë emër si propozim nga Aleanca për shqiptarët për vendin e zbrazur ministror, por ka edhe emra tjerë që dëshirojnë t’i shqyrtojnë me qëllim që të merret vendimi më i mirë i mundshëm.

Ndryshe, kjo pozitë ministrore u bë temë debati në opinion, pasi që ish ministri, Arben Taravari, i fitoi zgjedhjet lokale në rrethin e dytë më 29 tetor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments