Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSlider“Maska ime u mbush me lot”, infermieria rrëfen bisedën me një pacient...

“Maska ime u mbush me lot”, infermieria rrëfen bisedën me një pacient me Korona Virus

Quhet Maria Cristina Settembrese, është prej 11 vitesh infermiere në spitalin ‘San Paolo’ të Milanos, dhe është në krye të detyrës në këto ditë të vështira të pandemisë së koronavirusit.

“Çuam në reanimacion një 42-vjeçar. Ndërsa më shtrëngonte dorën, më lutej: “Më thoni që do të zgjohem përsëri, kam dy vajza të vogla në shtëpi”. Maska ime u mbush me lot”. Këto janë fjalët e infermieres që rrëfen historitë nga turni i saj i natës.

Të 15 shtretërit me ventilim atje janë të zënë nga pacientë të moshave nga 48, 50, 61 vjeç e lart. “Kam 30 vjet punë, por nuk kam parë kurrë gjë të tillë”, shprehet ajo.

“Në punën time si infermiere, kam qarë rrallë, por tani qaj përditë, sidomos kur shoh të shkruara tri gërma: JKR – Jo Kandidat për Reanimacion! Që prej emergjencës së koronavirusit, netët janë bërë më të gjata. Unë dhe koleget nuk hamë, nuk flemë, marrim vetëm integratorë që të qëndrojmë në këmbë. Kur të përfundojë e gjithë kjo, dua të shkoj në Marsa Alam, pranë detit të harroj gjithçka”, thotë ajo.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments