Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMASH: Mbështesim idenë për rritjen e pagave të punonjësve në arsimin e...

MASH: Mbështesim idenë për rritjen e pagave të punonjësve në arsimin e lartë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot në lidhje me protestën e pesë universiteteve publike, të cilat kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, kanë konfirmuar për AIM-në se mbështesin çdo ide për rritje të pagave dhe nëse ka vullnet në Kuvend për ta nënshkruar, si institucion do të marrë pjesë në negociata.

“Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe ministri Jeton Shaqiri mbështesin çdo ide për rritjen e pagave të punëtorëve në institucionet arsimore, pavarësisht nëse janë në arsimin fillor, të mesëm apo të lartë.

Duke pasur parasysh se themelues i universiteteve shtetërore është Kuvendi, nëse ka vullnet për të nënshkruar marrëveshje kolektive me universitete të tjera, përveç UKIM-së, si institucion do të marrim pjesë në negociata, sepse stafi mësimor dhe shkencor meriton paga më të larta”. theksoi Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Ndërkaq, sot në protestë paqësore dolën anëtarët e sindikatës së universiteteve në Manastir, Tetovë, Shtip, Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup, ku kërkuan nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe barazimin e të drejtave me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments