Në prill dhe maj, të gjithë zyrtarët e emëruar dhe të zgjedhur do të marrin pagën minimale prej 14 500 denarë, por jo edhe administrata publike dhe nëpunësit në sektorin publik. Në pakon e dytë të masave ekonomike kaluan të gjitha propozimet e Zoran Zaevit si lider i LSDM-së, por jo edhe thirrja, që të gjithë punonjësit shtetëror të jenë solidar dhe të durojnë dy muaj me pagë minimale, ose në të kundërt ekonomia do të shkatërrohet. BDI doli menjëherë kundër këtij propozimi. Kryeministri Oliver Spasovski thotë se vendimi fillestar është pagë minimale të marrin vetëm funksionarët dhe kështu do të tregohet solidaritet.
Ne vlerësuam se masa fillestare duhet të jetë, që ne si funksionarë të solidarizohemi dhe të hyjmë me pagën minimale tani për tani. Dhe ne mendojmë se me ato implikime fiskale do të ndihmohet në këtë pjesë, dhe në një farë mënyre do të lëmë hapësirë, që të mbahen pagat e administratës- deklaroi Oliver Spasovski Kryeministër.
Edhe pse pyetja e Alsat u parashtrua dy herë, përgjigje konkrete nuk morëm as nga kryeministri e as nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së përse punonjësit e administratës u përjashtuan nga masat e uljes së pagave, autoritetet përmendën që kanë bërë analiza dhe se shifrat kanë lejuar uljen e pagave vetëm të zyrtarëve.
Këtu nuk është zhvilluar kurrfarë beteje, s’ka as fitues e as humbës, jam i bindur që përmes këtyre masave do të fitojnë të gjitha masat e Maqedonisë së Veriut- tha Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.
Qeveria mori vendim të ndihmojë të gjitha firmat e sektorit privat të prekura nga kjo gjendje me subvencionimin e pagave minimale për muajin prill dhe maj. Qeveria ka ngrirë përmbarimin deri në fund të qershorit. Ofroi kredi të reja pa interes dhe ndaloni fillimin e procedurave të falimentimit. Përveç BDI-së, sindikatat dhe opozita gjithashtu kundërshtuan uljen e pagave në administratë.
Elie Petrevski