Wednesday, May 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMasakër në Mal të Zi pas një konflikti familjar: 11 të vdekur...

Masakër në Mal të Zi pas një konflikti familjar: 11 të vdekur dhe disa të plagosur

Një sulmues në Cetinje të Malit të Zi ka vrarë disa persona sot, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se ishte një konflikt familjar. Sulmuesi ka mbetur i vrarë, ndërsa mes të plagosurve ka fëmijë dhe policë, shkruajnë mediat malazeze. Deri më tani nuk dihet se sa të vrarë apo të plagosur nga ky sulm.

Siç shkruan Dan malazez, nuk bëhet fjalë për një konflikt mes klaneve kriminale, dhe personi që qëlloi civilë dhe policë u vra. Burri u qëllua me armë nga policia e cila po kryente një aksion në terren për të parandaluar masakrën e mëtejshme. Dan shkruan se sulmuesi nuk i ka lejuar shërbimet e urgjencës të ndihmojnë të plagosurit. Policia është në terren. Askush nuk ka folur ende zyrtarisht për këtë sulm.

Të plagosurit rëndë janë dërguar në spital

Të lënduarit e rëndë janë dërguar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Jozyrtare: 11 të vdekur deri më tani

Mediat malazeze kanë mësuar jozyrtarisht se VB (34-vjeçar) ka vrarë të gjithë familjen, e më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar njerëzit. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në masakër kanë humbur jetën 11 persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia vrau sulmuesin. /Nacionale/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments