Ak torja Mariana Kondi rrëfeu në një intervistë për Report Tv rrugëtimin e saj artistik. Mariana ka pranuar sfidën e gazetarit për të peshkuar, ndërsa solli në kujtesë edhe një episod me mjeshtrin e skenës, aktorin Kadri Roshi.
“Ishte një ditë e bukur kështu si sot, kur xhironim filmin “Fejesa e Blertës”, më kujtohet kur Kadri Roshi më tha:”Do të vish të shikosh”.
I thash nuk më duket e bukur, e kur më pyeti se çfarë më dukej e bukur, i thash, ja të më vij i dashuri për shembull tani do ishte e bukur”, tha Mariana Kondi.Teksa rrëfente marrëdhëniet me aktorët e tjerë ndër vite, pyetjes së gazetarit se nëse do të bashkëpunonte më një aktor që nuk e pëlqente, Kondi ka veçuar Hervin Culin, duke e cilësuar këtë të fundit një hic.
“Unë nuk jam te ato që më një që e kanë inat nuk luajnë. Përveç drejtorit të Teatrit, madje nuk duhet thënë as drejtor se nuk është drejtor, vetëm fytyrën e atij nuk e duroj dot, ai është thjeshtë një hic, një fluks sapuni që çuditërisht nuk po ç’pohet akoma”, tha aktorja.Mariana shprehet se nuk do e ndryshonte asnjëherë këtë profesion, ndërsa ka ndar publikisht pengjet e saj më të mëdha.
”Jo nuk ma do mendja, unë në jetën time më përpara kisha një merak, tani kam dy. E para kasha merak se doja edhe një fëmijë tjetër jo vetëm një, ndërsa tani kam merak edhe largimin nga puna”, tha ajo.Ajo nuk e mohoi faktin se dëshiron të largohet nga Shqipëria.
“Që në këtë moment po të më jepet mundësia, largohem nga Shqipëria. Ndoshta nuk është keq që e them, ishalla s’ma marrin për dobësi. Dua drejtësi, qetësi, kam nevojë për qetësi…ndoshta është brezi im. Dua një park, një vend për tu qetësuar, na duhen shume liqene e shumë teatro të tjerë”, tha Mariana.
Si rrallëherë, Mariana ka folur për bashkëshortin e saj, pavarësisht se atij nuk i pëlqen kjo gjë për faktin se nuk dëshiron të bëhet pjesë e punës së saj, ajo u shpreh se edhe sot ndjehet xheloze për të.