Monday, March 20, 2023
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeOpinionMaqedonia duhet të quhet "ALBUMA"

Maqedonia duhet të quhet “ALBUMA”

Halit Naxhaku

Qysh moti, e vecanërishtë pas fillimit të publikmit të ashtuquajtura « bomba » të Zavit e vecmas kur filluan të themelohen parti të rea sidomos para zgjedhjeve të dhjetorit, unë dola dhe publikova mëse dhjetë shkrime, ku dhash opinionet e mia, për UNIFIKIMIN e faktorit politik shqiptarë në IRJM-së, që shqiptarët e atjeshëm të dalin me një koalicion dhe mundësishtë të bashkohen në një parti politike të vetme si bllok shqiptarë, edhe pse bie ndesh me pluralizmin politik, deri sa të zgjidhet problemi i ynë madhoro kombëtarë që ka mbetur pezull e i pazgjidhur sotë e kësaj dite !!!

Dihet se si u zhvilluan zgjedhjet, dhe poashtu dihet se kush e sa fitoi. Po të bëheshte ashtu sic mendosha unë dhe ashtu si duhet realishte ne shqiptarët e IRJM-së, nuk do të fitoshim 10 deputet BDI, 5 deputet BESA, 3 aleanca për shqiptarët dhe dy PDSH-ja e 70.000 mi vota të hupura që shkuan për partinë e LSDM-së të Zaevit, por realishte do të kishim 40 deputetë e me gjithë diasporën pse jo edhe 50 deputetë e më shumë. E atëhere do të ishim faktor për ballë njëri tjetrit, shqiptarë e maqedonas.

Pas zgjedhjeve ndodhi për herë të parë që partit shqiptare në Maqedoni të ulen, të bisedojne e të marrin vendim që të dalin me një PLATFORME TE PERBASHKET, PREJ PESE PIKASH E PER PERDORIM TE GJERE NE TE GJITHA NIVELET GJUHA SHQIPE. Kjo le të nënkuptohet se partit politike shqiptare mund të mirren veshtë kur duan dhe kur e kërkon nevoja dhe interesi madhor i kombit. Deri këtu shumë mirë pasi që mund të gjejnë gjuhë të përbashkët e arrin ujdinë të pajtohen me pesë pikat kryesore, atëherë ku e shohin dallimin që s mund të bëhen një në të ardhshmën?! Dihet edhe për pika të tjera më pak të rëndësishme mund të arrinë ujdi për gjithcka por, atëherë frigohen disa se nuk do të jenë lidera politik, kryetarë e anëtarë të kryesive, ky është i vetmi qëllim dhe arsye e tyre. Po bëhen me maqedonasit bashkë, po ia japin votat, po japin nënshkrimet për themelimin e Qeverisë, e nesër edhe mund që do të marrin pjesë e do participojnë edhe në Qeveri

Sic duket kjo Platform u përkap dhe u pranua nga Zaev dhe partia e tij LSDM-ja! Dhe VMRO_DPMNE kot e ka, ngase shqiptarët edhe me kushtetutën e 1974 ishin shtetëformues, përafërsisht kaq sa kërkojne partit politike shqiptare që e kanë nënshkruar këtë platform. Përdorimi I gjuhës shqipe nuk është ndonjë e arritur e sukses shumë i madhe, parë në hollësi, gjerësi e thellësi, ajo na këthenë pas në kohën e sistemit monist në komunizëm, a maqedonasit duhet ta kuptojnë se shqiptarët janë tash të shkolluar dhe ne jetojmë në shekullin e NJEZET E NJE! Dhe asimilimit te dikurshëm i ka kaluar moti koha, ka perëndu dhe vdekur që moti-përgjithmonë!

Shqiptarët nuk kërkojnë të drejta nga maqedonasit sepse u takojnë, ata duan vetëm tu pranohen të gjitha të drejtat po aq sa edhe vetë maqedonasve, as më shumë e as më pak VETEM TE BARABARTE ndryshe e dinë dhe e kanë kuptuar edhe ata vetë se pa shqiptarët s po mujn, dhe s mund të ketë Maqedoni as për vetë ata!

Prandaj partit politike shqiptare nuk duheshte ti pëkufizojne të drejtat në pesë pika e te gjuha, por vetëm te NJE PIKE E VETME. TE JENE SHTETFORMUES DHE TE JENE TE BARABARTE SA EDHE VETE MAQEDONASIT. Ndryshe sa lloj kategorish qytetaresh jetojnë në IRJM-së?!Maqedonasit e kategorisë së parë, shqiptarët kategori e dytë, bullgarët,turqit sërbet, romët, goranët egejcit–greket,vllehët e të tjerët kategori e tretë.

Maqedonasit duhet ti harrojnë pengesat për përdorim të gjërë të gjuhës shqipe, por ata duhet të pregaditën që pa hupur kohë sa më shpejtë ta fusin edhe një gjuhë tjetër në përdorim të gjërë, e ajo është bullgarishtja.

Kjo nga arsyet dhe fakti se Maqedonia i ka dic më shumë se DY milion banorë edhe pse e saktë nuk është asgjë, ngase nuk është bërë as regjistrimi. Prej tyre:Mbi 500.000 mi janë regjistruar dhe numri është për cdo ditë në rritje edhe më shumë si bullgarë, apo për një apo tjetër arsye kanë marrë e po marrin shtetësin bullgare, mbi 800.000 mijë janë shqiptarë sipas (NATO-s 40%), mbi 200.000 mijë, të tjerët si,turq, sërb, romë, goran, grek,vlleh, etj! Ashtu që vetëm deri nën 600.000 mije mbesin të jenë maqedonas.

Prandaj më e drejtë do të ishte, që të ndryshohet KUSHTETUTA dhe shqiptarët, maqedonasit dhe bullgarët, të ishin shteteformues. Dhe gjuhët e tyre të ishin ZYRTARE dhe të BARABARTA….

Vec saj, nga këtu edhe emri i IRJM-së, që kontestohet vecmas nga shteti fqinj Greqia, do të duhet patjetër të ndryshohet, dhe do të ishte mirë dhe zgjedhje shumë e drejtë nëse merren nga dy shkronjat e para AL. të SHqipërise, MA të Maqedonisë dhe BU të Bullgarisë, me një emër të përbashkët përafërsishtë si shtetet e BENELUKSIT, e Maqedonia në të ardhshmën të quhet me një emër të përbashkët:A L B U M A. Kjo do të ishte njëra prej zgjedhjeve më të qëndrueshme, më afatgjate e më definitive- e përhershme.

Nëse edhe këtë se pranojnë ne seriozishtë për herë të fundit duhet ti pyesim sllavo-maqedonasit se a duan të bashkejetojnë në një shtet me ne apo jo.?! Nëse jo ne kemi plot alternativa të tjera, të bëjmë Republikën tonë shqiptare në Maqedoni, si ajo sërpska në Bosnje, ti bashkohemi Kosovës apo shtetit amë Shqipërisë. E në të ardhmen ne nuk do të mbajmë asnjë përgjegjësi nëse kjo ndodhë, por përgjëgjesia do të bie mbi vetë maqedonasit, si në të kaluarën e afërt kur nuk lejoshin shkollim të mesëm ne gjuhen shqipe, me do paralele të kombinuara e mësimi në maqedonisht e hapje fakulltetesh e Universitete…Por ata sotë lulëzojnë dhe janë realitet, ashtu si nesër mund të jetë realitet emri i Maqedonisë A L B U M A!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments