Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët merrë një post të rëndësishëm në qeveri

Aleanca për Shqiptarët merrë një post të rëndësishëm në qeveri

Ri-formatimi i qeverisë, Aleanca merr një post të rëndësishëm

Partitë në koalicionin qeverisës vazhdojnë të gjejnë forma të mundshme për mbijetesën e tyre si pjesë e të njëjtin koalicion, por gjithashtu edhe për t’i kënaqur të gjitha nevojat dhe interesat e tyre në pozita. Një gjë është e qartë tashmë, se Aleanca do të mbetet pjesë e koalicionit, por ALSAT mëson se së fundi në bisedimet mes partnerëve është hedhur edhe mundësia e një posti të ri, të një zv/kryeministri, që do t’i jepej partisë së Zijadin Selës. Po ashtu, kjo duket si forma më e qartë e LSDM-së dhe BDI-së për marrjen e postit të Shëndetësisë nga Aleanca. Si dikaster, Shëndetësia thuajse nuk ka gjasa të jetë as në dorë të BDI-së por vetëm se të LSDM-së e cila synon të zhvillojë mjaft reforma, duke qenë se kjo fushë është ndër më të mjerueshmet në vend.

Nga ana tjetër, as BDI nuk ishte e kënaqur që Shëndetësia të mbetej në duart e Selës, madje kishte zëra se partia e Ahmetit nuk do ta votonte në qeveri propozimin e ri të Aleancës, veçanërisht pasi Sela lëshoi akuza të rënda ndaj liderit të BDI-së për atentat në natën e 27 prillit në Kuvend. Nga Aleanca gjithsesi këmbëngulin për resorin e Shëndetësisë, por nuk e përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të saj, vetëm me një ministri të të njëjtës peshë, sikurse Arsimi apo Drejtësia. Në bisedimet për qeverinë, deri tani e betonuar mbetet vetëm ministria e Pushtetit Lokal që vazhdon t’i mbetet Vesel Memedit. Nga ana tjetër, ALSAT mëson se në kuadër të modaliteteve që kërkohen për këtë reformim qeveritar pas zgjedhor, nuk përjashtohet edhe mundësia e rikthimit të firmave të lidhura mes ministrave e zv/ministrave, në resorë të caktuar, të cilët janë jetik jo vetëm për ecurinë e reformave por edhe për zhvillimin dhe barazimin ndëretnik të shoqërisë.

Ende nuk ka moment të qartë nga kjo lëvizje, por gjithsesi, ALSAT mëson se të gjitha mundësitë janë të hapura, për koordinim më të mirë. Modaliteti i firmave të lidhurave, i provuar gjatë qeverisë që doli nga Marrëveshja e Përzhinës, nuk ishte treguar aq i frytshëm, për shkak të bllokimeve të shpeshta mes ministrave dhe zv/ministrave të asaj kohe, LSDM e VMRO, megjithatë partnerët qeveritar të tanishëm shohin një unifikim mes tyre, që ky modalitet të funksionojë. Në kuadër të reformimit të mundshëm qeveritar, përflitet që ministria e Drejtësisë, si një nga resorët me më shumë punë në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, të kalojë në duart e LSDM-së, me ndonjë shkëmbim tjetër ministror me BDI-në.

Megjithatë, edhe kjo mundësi është ende në fazën e diskutimeve të brendshme mes partnerëve. ALSAT mëson se bisedimet për reformim do të kërkojnë edhe pak ditë, dhe në mbrëmje partitë pritet të kenë analiza të brendshme për të sheshuar kërkesat dhe interesat e tyre. Qëllimi i reformimit, siç mëson ALSAT është kristalizimi i një kabineti më efikas në ato dikastere që do të jenë pikat nevralgjike të ecurisë së Maqedonisë në fushën e reformave, të nevojshme që në muajin shkurt, Maqedonia të marrë doemos rekomandimin nga ana e BE-së për hapjen e negociatave.

Besian Leka

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!