Emërues i përbashkët i të gjithë zgjedhjeve lokale në Maqedoninë pluraliste është ai se pothuajse sipas rregullit fitojnë kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë të partisë e cila është në qeveri në nivel qendror, ky trend është më i shprehur gjatë viteve të fundit, në dy cikle të fundit partia qeverisëse, pavarësisht se kush është ajo, arrin fitore absolute, shkruan “Vërtetëmtësi“.
Zgjedhjet e para lokale në Maqedoninë pluraliste u mbajtën në vitin 1996, ose 5 vite pas referendumit për pavarësi në vitin 1991, ku në ndërkohë u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën këtë vit, 2017.
Në këto zgjedhje lokale shumë parti mund të shpallen fituese, duke u thirrur në baza të ndryshme varësisht nga ajo se cila ju konvenon (numri i këshilltarëve, komunave, komunave të mëdha, Shkup), gjatë kohës së zgjedhjeve lokale fitore të padiskutueshme arrijnë partitë qeveritare në nivel qendror. Si rregull, sa më gjatë një strukturë politike është në qeveri, aq më bindëse është fitorja do të arrijë në zgjedhjet lokale.
ZGJEDHJE LOKALE NË VITIN 1996
Në vitin 1996, prej 123 komunave gjithsej, LSDM qeverisëse fitoi 54 komuna, VMRO-DPMNE opozitare mori 30 komuna, Partia Socialiste mori 10 komuna, partia e parë shqiptare mori 20 komuna, etj. Ato u mbajtën dy vite pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 1994, në të cilat fitoi LSDM në krye me Branko Cërvenkovskin. Në këto zgjedhje VMRO-DPMNE mori konkurroi në koalicion me Partinë Demokratike, nga radhët e të cilës për kryetar komunë në Shkup u zgjodh Risto Panov. Përsëri, shikuar ngushtë VMRO-DPMNE dhe LSDM pa partnerët e tyre të koalicionit, gjatë votimit të këshillit të Qytetit të Shkupit, LSDM mori 42.351 vota ose 22,4 përqind, ndërsa VMRO-DPMNE morri 31.221 ose 16,5 përqind të votave. Prej këtu, pavarësisht fitores në kryeqytet, sipas të gjithë kritereve të tjera në këto zgjedhje fitues janë socialdemokratët.
ZGJEDHJET LOKALE NË VITIN 2000
Në zgjedhjet lokale të radhës që u mbajtën në vitin 2000, dy vite pas ndërrimit të qeverisë qendrore në zgjedhjet parlamentare në vitin 1998, kur VMRO-DPMNE, atëherë e udhëhequr nga Ljubço Georgievski, fitoi LSDM-në. Ky ndërrim i nivelit qendror u reflektua edhe në nivel lokale. Më saktë, VMRO-DPMNE këtë herë merr numrin më të madh të kryetarëve të komunave – 59, gjë që është për 29 më tepër në krahasim me zgjedhjet paraprake të vitit 1996, përderisa LSDM merr 31 kryetarë komunash, ose 22 më pak nga zgjedhjet në të cilat morri pjesë si parti qeverisëse. PPD në këto zgjedhje morri 23 komuna, etj. Por, nëse VMRO-DPMNE mori më tepër kandidatë, LSDM mori më shumë vota në listën e këshilltarëve. Në atë drejtim, LSDM fitoi 736, VMRO 564, PPD 268, etj. Në këto zgjedhje përsëri Panov mbete kryetarë i Shkupit si kandidat tashmë PLD (PL plus PD), por këtë radhë jo në koalicion me VMRO-DPMNE-në, por me LSDM-n2. Mbi baza të kësaj, në këto zgjedhje VMRO-DPMNE është fituese sipas numrit të komunave, ndërsa LSDM fitore sipas numrit të listave të këshilltarëve, gjegjësisht këshilltarëve.
ZGJEDHJET LOKALE NË VITIN 2005
Zgjedhjet lokale në vitin 2005, përsëri u realizuan sipas organizimit të ri teritorial, sipas të cilit numri i komunave u reduktua nga 123 në 84, plus Qyteti i Shkupit. Edhe pse pakënaqësia e qytetarëve ishte e madhe për shkak të riorganizimit territorial, kundër të cilës u shprehën rreth 450.000 qytetarë në referendumin e vitit 2004, përsëri LSDM si parti qeverisëse në nivel qendror fitoi më shumë komuna. Gjegjësisht, socialdemokratët morën 36 vende, VMRO-DPMNe mori 21 komuna, përderisa VMRO-popullore, të cilët e formoi Gerogievski pas ndarjes me DPMNE-në, mori 3 vende. BDI e sapoformuar, përsëri mori 15 kryetarë komunash. Gjatë asaj, nga Komunat më të mëdha, LSDM mori Karposhin, Kumanovën, Velesin, Strumicën, përderisa VMRO mori Aerodromin, Manastirin, Butelin, Gazi Babën, Kisella Vodën, Qendrën, Prilepin. Në Shkup, përsëri fitoi Triumf Kostovski si kandidat i pavarur, i cili u mbështet nga DPMNE. Për shkak se fitoi Shkupin dhe një numër të madh të komunave më të mëdha, DPMNE shpalli fitore, edhe pse në të vërtetë më së shumti komuna fitoi LSDM. Përsëri LSDM shpalli fitore, përveç se mori një numër të madh të komunave, fitoi edhe më tepër vota në listat e këshilltarëve, të cilat i sollën 436 këshilltarë. Përkundër, DPMNE mori 323 këshilltarë, PP kishte 136 këshilltarë, etj.
ZGJEDHJET LOKALE NË VITIN 2009
Më pas, zgjedhjet lokale të vitit 2009 u mbajtën pas dy fitoreve zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit në zgjedhjet parlamentare në vitin 2006 dhe në vitin 2008, ku fitorja e dytë ishte e thellë me 63 deputet. Në një atmosferë të këtillë, VMRO-DPMNE korri fitore bindëse edhe në zgjedhjet lokale, në të cilat morën 55 kandidatë, ose 34 më shumë nga zgjedhjet e vitit 2005 . LSDM, përsëri, mori 7 vende të kryetarëve të komunave ose 29 më pak nga zgjedhjet e vitit 2005. VMRO-DPMNE fitoi edhe në Shkup me Koce Trajanovskin dhe në të gjithë komunat tjera, përveç se në Ohër, Karposh, Kumanovë, Strumicë dhe 3 komuna më të vogla rurale. BDI, e cila përsëri ishte në qeveri me DPMNE-së, fitoi në 15 komuna me shumicë shqiptare, ndërsa PDSH dhe Demokracia e Re me nga një (Tetova dhe Haraçina). Në lidhje me numrin e këshilltarëve, DPMNE mori 460, LSDM 282, BDI 179 këshilltarë etj.
ZGJEDHJET LOKALE NË VITIN 2013
Në duart e VMRO-DPMNE-së pandërprerë ishte qeveria qendrore dhe lokale deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2013, në të cilën arritën fitore edhe më të madhe, duke marrë një pjesë të qyteteve të mëdha të cilat deri më atëherë kanë qenë nën qeverisjen e LSDM-së. Më saktë DPMNE mori 56 komuna ose një më shumë se zgjedhjet pararendëse, ashtu që mori edhe Ohrin, deri më atëherë nën qeverinë e LSDM-së. Socialdemokratët, përsëri, morën 4 komuna ose 3 më pak se zgjedhjet paraprake, krahë të cilave përveç Kumanovës dhe Strumicës, morën edhe Rankovecin dhe veçanërisht Komunën Qendër. BDI i mbajti kryetarët që i kishte, duke marr vetëm një komuna më pak, se zgjedhjet paraprake, mes tjerash mori komunë më të rëndësishme për shqiptarët – Tetovën. Sipas numrit të këshilltarëve, VMRo mori 563, LSDM 381, BDI 171, etj.
ZGJEDHJET LOKALE 2017
Këtë vit u mbajtën zgjedhjet lokale të gjashta sipas radhës, në të cilat në rrethin e parë u zgjodhën kryetarë dhe këshilltarë . Këto zgjedhje erdhën në një moment politik specifik, pas një krizë politike disavjeçare dhe ndryshimeve politike në zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2016. Pas këtyre zgjedhjeve, pas 10 viteve në opozitë, qeverisjen e mori LSDM-ja, e cila së bashku me BDI-në dhe partnerët e tjerë të koalicionit i organizoi zgjedhjet lokale. Në të vërtetë, në këto zgjedhje u vërtetua edhe rregulli se në zgjedhje lokale , fitojnë kandidatët e partisë qeverisëse, gjegjësisht partive qeverisëse, duke u bazuar në atë se LSDM fitoi shumicën e komunave, mes të cilave Shkupin dhe të gjithë komunat e mëdha me shumicë maqedonase, përderisa VMRO-DPMNE mori vetëm 5 komuna.
QYTETARËT PREFEROJNË QË KRYETARËT E KOMUNAVE TË KENË MBËSHTETJE TË QEVERISË QENDRORE
Analistët politik vlerësojnë se ka më tepër arsye sipas të cilave partia qeverisëse ka një shkallë të lartë të suksesit në zgjedhje lokale. Së pari, ajo është rezultat i pozitës së partisë qeverisëse si organizuese e zgjedhjeve, nga arsyeja se në duart e saja janë Ministri e Punëve të Brendshme, e cila ka një numër tëkompetencash për krijimin e ambientin zgjedhor, por edhe vetë organizimin e ditës së zgjedhjeve. Poashtu, qeveria mundëson shfrytëzimin e resurseve buxhetore për shumëllojshmëri të korrupsionit të drejtpërdrejtë dhe delikat zgjedhor, përmes ndarjes së subvencioneve në kohë, ndihma sociale, paga në sektorin publik. Në fund, komunat janë shikuar sistematikisht, të varura nga qeveria qendrore, andaj një pjesë e qytetarëve preferojnë komuna e tyre të bashkëpunojë, në vend që të jetë në luftë me qeverinë qendrore.
Kandidatët për kryetarë komunash mund që të ju premtojnë privilegje të caktuara votuesve, si punësim në institucione të cilat partia e tyre i udhëheq në nivel qendror. Por, një pjesë e qytetarëve që nuk janë të përcaktuar, votojnë për kandidatët të cilat vinë nga partia qeverisëse, për arsye se komunat nuk janë plotësisht të decentralizuara dhe janë financiarisht të varura nga qeveria qendrore, komuna vet nuk mund që të realizojë projekte, nuk mund as që të huazojë, sepse i duhet leje nga Ministria e Financave. Qytetarët të cilat kanë kandidat nga partia opozitare, e ndjejnë se çka do të thotë që të udhëhiqet në nivel lokal kur mungon mbështetja e qeverisë qendrore – shprehet analisti politik Mitko Gaxhovski.