Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela: BDI-në do ta çojmë në opozitë

Ziadin Sela: BDI-në do ta çojmë në opozitë

Ziadin Sela fton kryetarin e BDI Ali Ahmeti në mejdan zgjedhor në nivel kombëtarë.

Në një prononcim për Almakos, ai thotë se është i bindur se sikur LSDM dhe BDI të garonin bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, humbjen do ta kishin të sigurte.

“Aleanca me Besë do të garojë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe BDI-në do ta çojmë në opozitë”, ka thënë Sela.

Sipas tij, koalicioni me VMRO-DPMNE nuk vjen parasysh. “Mos më ofendoni, kjo është gjuha që BDI ka përdorur kohët e fundit dhe e Zoran Zaevit.”, vlerëson Sela.

Nga Lëvizja Besa nuk kemi marrë një përgjigje për fatin e Bilal Kasamit pasi humbi zgjedhjet për kryetar të Tetovës, nga kandidatja e BDI, Teuta Arifi. Ata nuk deshën të komentojnë as arsyet për dështimin e Kasamit në Tetovë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme u tha edhe zyrtarisht se vendin e Bilallit në Kuvend do ta zërë Nexhbedin Karemani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments