Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSkadon afati për ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve

Skadon afati për ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve

Partitë edhe sot mund të shtrojnë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në ueb – faqen e Komisionit deri sot në mëngjes nuk janë parashtruar ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash edhe pse disa kandidatë kishin paralajmëruar. Komisioni, pas pranimit të ankesës, është i obliguar në afat prej 48 orësh të sjellë vendim.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, për ankesën obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.

Afati prej 24 orë për parashtrimin e ankesave për shkeljen e së drejtës për votim skadoi. Ditën e zgjedhjeve janë parashtruar katër ankesa prej qytetarëve të cilët nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, por Komisioni i ka refuzuar pasi që qytetarët kanë nxjerrë dokumente personale pas përfundimit të shqyrtimit publik të listës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments