Monday, May 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedoni, 40 për qind e popullsisë e rrezikuar nga varfëria

Maqedoni, 40 për qind e popullsisë e rrezikuar nga varfëria

Sipas Eurostat, mbi 95.3 milionë njerëz në BE ose 22 për qind e popullsisë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Ky tregues në vend është dyfish më i lartë dhe e rendit Maqedoninë (pas Shqipërisë) të dytën në Europë dhe në rajon për nivelin e njerëzve që jetojnë të rrezikuar nga skamja

Në vitin 2022 mbi 40 për qind e popullsisë në Maqedoni kanë përjetuar një prej tre rreziqeve të varfërisë dhe përjashtimit social – varfëri, privim i rëndë material dhe social, ose jetesë në një familje me të ardhura shumë të ulëta nga puna. Këto janë të dhëna që i ka publikuar sot Eurostat ku vërehet se përqindja e popullsisë së varfër në vend është shumë lart sesa përqindja evropiane. Sipas Eurostat mbi 95.3 milionë njerëz në BE ose 22 për qind e popullsisë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Ky tregues në vend është dyfish më i lartë dhe e rendit Maqedoninë (pas Shqipërisë) të dytën në Europë dhe në rajon për nivelin e njerëzve që jetojnë të rrezikuar nga skamja. Sipas të dhënave europaine çdo i treti banor i Ballkanit (pra mbi 7.9 milionë nga gjithsej 23.3 milionë banorë), janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë, të dhëna këto që tregojnë se varfëria është një nga problemet kryesore me të cilat po përballet popullsia në rajon dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë gjetja e një zgjidhjeje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments