Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiManifestimi nga Veleshta: "Me lindjën tënde o Muhamed a.s përfundoj errësira" (FOTO)

Manifestimi nga Veleshta: “Me lindjën tënde o Muhamed a.s përfundoj errësira” (FOTO)

Myftinia e BFI-se Struge ne krye me Myftiun Mr.Salim ef. Sulejmani me datë 01.12.2017 në bashkëpunim me këshillin për çështje organizative pranë Myftinisë së Strugës dhe në bashkëpunim me imamët e f.Veleshtë së bashku me këshillin e xhamisë organizuan manifestim me rastin e lindjës së Muhamedit a.s. Manifestimi u zhvillua në fshatin Veleshtë. Programi filloj me lexim të Kur’anit Famëlartë, dhe në të u bënë përshëndetje nga anëtar të këshillit për çështje organizative dhe ju dëshiruan mysafirëve mirëseardhje. U zbukurua programi me këndim të mevludit dhe ilahi nga kori i Myftinisë. Gjithashtu ajo cka duhet theksuar është dhe ligjerata nga Myftiu i Strugës për jetën e Muhamedit a.s dhe përfitimet cka mundet të kemi ne. Mesazhet e ligjeratës ishin të shumta nga ajo cka mund të theksojmë janë: 1.Muhamedi a.s ishte i dashur jo vetëm me besimtarët por me të gjithë njerëzit. 2 Muhamedin a.s e ngriti Zoti që emrin e tij e bëri paralel me emrin e vetë dhe emri Muhamed përmendet për 24 or në mbarë botën. 3.Muhamedi a.s me moralin e lartë çka tregoi personaliteti i tij nuk zbehet kurrë por dita ditës bëhet edhe më i dashur në mesin e njerëzve. Gjithashtu programi u përmbyll me disa vargje nga Kur’ani. Pas përfundimit të programit xhemati u mirëpritën në koktelin e përgaditur nga këshilli i xhamisë së fshatit Veleshtë.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments