Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëMahnisin fëmijët e Strugës

Mahnisin fëmijët e Strugës

Dje në teatrin Poshka,grupi Junior i këtij teatri shfaqi fragment nga shfaqja “Jetimët”.
Salla ishte mbushur plot me fytyra prindërish të merakosur,që në fund të shfaqes u shëndruan në fytyra krenare dhe plot mirënjohje për punën e zhvilluar në ambientet e Qendrës së Shkollimit Nëpërmjet Teatrit,nga dyshja regjisoriale,Olsa&Xhelo Poshka. Loja në skenë e fëmijve ishte e sinqertë dhe organike. Ata mbajtën me të qeshura një publik të rritur,që sot është shumë e vështirë të mbahet edhe në sallat e teatrove Kombëtarë. 
Interpretuan:
Sara Shaqiri
Fiona Jusufi
Ëmbla Qyra
Ron Qoku
Alban Bakalli
Tuana Mahmudi
Edona Islami
Lek Qoku
Andi Zhuta
Dea Dika
Shebrit Zhaku
Dea Sela
Alejna Jusufi
Olti Vinca
Fanol Reçi
Asdren Maliqi
Edri Kadriu
Elmaz Emush
Donard Mahmudi
Arbiond Ajro
Sara Kaba
Habib Rrushani
Erand Ziba
Drin Ibraimi
Fëmijët e kësaj qëndre po edukohen që të jenë qytetarë të denjë të së ardhmes. Ata po mësojnë të duan leximin,të flasin pastër e sidomos saktë gjuhën shqipe. Ata edukohen me dashuri dhe respekt për dijen,nëpërmjet lojës dhe ushtrimeve. 
Shfaqja e tyre e ardhshme do të jetë në dt.7 mars,ku do të ketë edhe një surprizë. Surprizën nuk mund ta themi se nuk do mbetej më e tillë.
Udhëheqës: Olsa&Xhelo Poshka
(Struga Ekspres)
Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments