Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShowbizMafia kishte kontratë për vrasjen e Jackson

Mafia kishte kontratë për vrasjen e Jackson

Në biografinë pas vdekjes të ish-menaxherit të Mbretit të muzikës pop, Frank DiLeo (“DiLeo: I Am Going To Set The Record Straight”), janë zbuluar disa detaje edhe nga jeta e ikonës së muzikës botërore.

Mes tjerash, në libër shkruhet se DiLeo kishte mësuar se mafia kishte kontratë për vrasjen e Jackson dhe ai ishte përpjekur që ta pengonte këtë.

Po ashtu, aty flitet edhe për fiksimin e muzikantit pas kirurgjisë estetike.

“Michael i ka thënë Frankut në një telefonatë se ai nuk mund ta duronte të shihte fytyrën e babait të tij, kur shikohej në pasqyrë. Franku i kishte thënë atij se duhej të ndërpriste ndryshimet në fytyrë, sepse po bëhej i panjohur për fansat e tij”, shkruan në libër.

DiLeo ka ndërruar jetë në vitin 2011 në moshë 63-vjeçare si pasojë e komplikimeve pas operacionit në zemër, ndërsa gjatë jetës ka luajtur edhe si aktor dhe është i njohur për rolin e tij në filmin “Goodfellas”.

Librin biografik e ka shkruar ish-partneri i tij biznesor, Mark Lamica, ndërsa akoma nuk është caktuar data e botimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments