Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMacja e myftiut Muamer Zukorliq vazhdon të qëndrojë te varri i pronarit...

Macja e myftiut Muamer Zukorliq vazhdon të qëndrojë te varri i pronarit të saj, edhe dy muaj pas vdekjes së tij

Historia e maces që ishte mbi varrin e tij për disa ditë pas vdekjes së myftiut Muamer Zukorliq është shpërndarë në mediat rajonale dhe jo vetëm.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ish-kryetarin dhe kryemyftiun e Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi i cili ndërroi jetë papritur në fillim të nëntorit.
Zukorliq ishte edhe politikan dhe përfaqësues i komunitetit boshnjak në sanxhak të shtetit të Serbisë.

Dhe ndërkohë miqtë dhe admiruesit e tij anembanë rajonit dhe mijëra njerëz shpërndanë në rrjetet sociale foto dhe video të maces së tij, e cila nuk dëshironte të ndahej nga varri i pronarit të saj, shkruan N1 Sarajevë.

Madje, nisur nga postimet në rrjetet sociale, macja qëndron ende aty ku ishte dy muaj më parë – edhe pse tanimë aty ka borë.

Ndonëse varri i myftiut është i mbuluar me borë dhe është ftohtë, macja nuk largohet nga aty.
Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments