Friday, December 2, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeQytetiLulzim Nasufi: PA URBANIZIM… NUK KA ZHVILLIM!

Lulzim Nasufi: PA URBANIZIM… NUK KA ZHVILLIM!

Komuna e Strugës është ndër Komunat më të pasura në RMV, por Administrata Komunale në krye me Kryetarin e Komunës Ramis(z) Merko, ka dështuar dhe nuk ka bërë asgjë në funksion të përmirësimit të performancave të zhvillimit ekonomik të Strugës.

E gjithë kjo bazuar në buxhetin e saj Komunal vjetor me rreth 17.800.000,00 Euro, kërkesave të mëdha në sferën e ndryshimit të planeve urbanistike për pika të caktuara – por që paguhen nga vetë investitorët në partneritet me grupe interesi brenda komunës si dhe numrin e lartë të kërkesave për leje ndërtimi, e për të cilat nuk guxon të stagnoj dhe të sillet në mënyrë të pa përgjegjshme ndaj URBANIZIMIT të territorit të qytetit dhe vendbanimeve për rreth.

Se kjo ndodh në Komunën e Strugës ju sjellim disa fakte:

1. Struga larg qytetit të Ohrit për 12.00 km, në krye me Kryetarin Merko që është në mandatin e tij të katërt, deri sot nuk ka krijuar asnjë vlerë referimi urbanistik, asnjë pikë referimi turistik përskaj bukurive natyrore, dhe ka ndikuar apo ka krijuar kushte, që Struga të mbetet me çmim më të lirë vlersimi të sipërfaqes së ndërtuar.

2. Kjo ka ndodhur për arsye se sjellja e Administratës Komunale me grupe interesi brenda komunës për gati 20 vite me menaxhim të institucioneve publike, gjatë procedurave për ndryshimin e planeve urbanistike dhe zbatimit të tyre praktik, është sjellur në mënyrën më të pa përgjegjshme, duke u bazuar në parimin “ TI MARRIM GJITHCKA QYTETIT ” dhe azgjë nga parimi “ TI JAPIM DICKA QYTETIT ”.

3. Në fund e gjitha kjo vërtetohet me ri-balancin e fundit të buxhetit të Komunës së Strugës, gjegjësisht për 10 muaj të vitit 2022 nga 9.300.000,00 denarë të parapara për planifikime urbanistike, janë harxhuar 863.341,00. pra as 10 % e shumës së planifikuar, kurse pjesa tjetër rreth 7.000.000,00 denarë transferohen në pika të tjera buxhetore.

Pra asgjë me URBANIZIMIN e teritorit të qytetit dhe vendbanimeve për rreth në funksion të ZHVILLIMIT, asgjë me planet urbanistike për dobi dhe benefite për qytetarët, e që në mënyrë të drejtpërsëdrejti dëshmon joprofesionalizmin, përtacërinë, dembelizmin dhe tendencat klanore të një pjese të Administratës komunale për disa interesa dhe grupe të caktuara profiti.

Për këto arsye disa pyetje për Kryetarin e Komunës, Ramis(z) Merkon në këtë temë, pse bëni ri-dedikimin e mjeteve financiare në Buxhetin e Komunës të parapara për Planifikime Urbanistike, kur :

1. Jeni në mandatin e katërt si kryetar Komune, e nuk keni bërë asnjë lëvizje në Sjelljen e Planit të Ri Gjeneral Urbanistik – Themelor të Strugës që ka pasur afat skadence vitin 2017?

2. Jeni në mandatin e katërt si kryetar Komune, e nuk keni bërë asgjë në funksion të sjelljes së Akteve të Përgjithshme Urbanistike për Lagjen Elitare turistike – Guri i Drerit, Kalishtë, Belicë e Sipërme, Belicë e Poshtme, Vranishtë, Bixhovë, Novosellë, Tatesh i Poshtëm, etj ?

3. Jeni në mandatin e katërt si kryetar Komune, e nuk keni bërë asgjë në funksion të avancimit të Planeve egzistuese Urbanistike për vendbanime të tjera, si Veleshta, Labunishta, Ladorishti, Dollogozhda, Vranishti, Morovishti, etj. e që kanë kapacitete ekonomike zhvillimi dhe infrastrukturore të larta, e ju vazhdoni ti trajtoni si vendbanime në shuarje ?

4. Jeni në mandatin e katërt si kryetar Komune, e nuk keni bërë asgjë në funksion të sjelljes së Planeve Urbanistike për Rregullimin e Kampeve Turistike – AS – Kampi dhe Kampin Turistik në Radozhdë, apo qëllimisht i nënvlerësoni ekonomikisht për ti privatizuar më lirë me tarafin tuaj ?

Pra për të mirën e Struganëve dua të ju ndihmoj duke ju këshilluar, në vigjilje të vitit 2023, ndërpritni njëherë e përgjithmonë kancerin që funksionon në Administratën Komunale – Konfliktin e Interesit klasik, të kundërligjshëm në Sektorin e Urbanizmit, leni punët tuaja private në zyrat e komunës, përvishni mëngët dhe filloni të merreni me Urbanizimin dhe ndryshimin e Planeve Urbanistike për qytetin dhe Komunën në tërësi për të mirën e qytetarëve siç bën e gjithë bota, sepse për atë keni marrë mandate dhe paguheni me paratë e popullit.

#Ndryshime
#profesionalizëm
#zhvillim

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments