Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLuan Ibraimi nga Dollogozhda e Strugës është doktori i parë i shkencave...

Luan Ibraimi nga Dollogozhda e Strugës është doktori i parë i shkencave të degës së kriptologjisë në shkencën e informatikës

Luan Ibraimi nga Dollogozhda e Strugës së Maqedonisë është doktori i parë i shkencave të degës së kriptologjisë në shkencën e informatikës. Shkencëtari i ri shqiptar disertacionin dhe mbrojtjen e titullit doktor shkence e mbrojti para Komisionit ndërkombëtar shkencor në Universitetin e Tventes në Holandë, i njohur si një nga universitetet prestigjioze evropiane.

Prof. dr. Luan Ibraimi gjithashtu është edhe shkencëtari i vetëm në këtë lëmi në tërë Maqedoninë, në fushën e kriptologjisë aplikative.

Ibrahimi deklaroi se kriptologjia si shkencë interdisciplinare, gjatë periudhës së kaluar në të shumtën është përdorur kryesisht në situate të konflikteve luftarake, sidomos në aviacionin luftarak të vendeve të ndryshme, duke tentuar të bëhen deshifrimet e mesazheve dhe urdhëresave të koduara, mirëpo këtë e kanë bërë ushtarakët e specializuar dhe shumë pak ka qenë e aplikuar në jetën shoqërore.

“Tani, në kohën e kompjuterizimit të përgjithshëm, me tendencë edhe të rritjes së kësaj shkalle të kompjuterizimit dhe shkencave informatike, në kohën kur assesi nuk mund të imagjinohet një shoqëri pa internet, rëndësi të veçantë kanë ruajtja e fshehtësisë së informatave ndërmjet komunikuesve, për të mos u deshifruar, zbardhur e lexuar nga persona të paautorizuar dhe të padëshiruar. Për të parandaluar këtë veprim të padëshiruar, është e domosdoshme të krijohen algoritmet përkatëse paraprake, të cilët bëjnë kodimin e informatave të dërguara dhe ato që pranohen, për të mos përjetuar deshifrimin dhe leximin e paautorizuar që jo rrallë edhe keqpërdoret”, theksoi për INA, shkencëtari Ibraimi, i cili këto ditë po qëndron në vendlindje.

Sipas tij, kriptografia aplikative është ajo që ruan, mbron dhe siguron këto informacione pa rënë “në dorë të paautorizuarve”. Dr Luan Ibraimi, gjatë vitit 2009 është angazhuar në sektorin e hulumtimeve të “Philips” (Philips Research), ndërsa gjatë vitit 2010, në Institutin e Shkencave Matematikore, grupi i kriptografisë.

Dr Luan Ibraimi, temën e disertacionit “Cryptographycally Enforeed Distributed Data Aceess Control” e ka mbrojtur para Komisionit ndërkombëtar në të cilin pos Dr S. Nikova, nga Universiteti i Tventes dhe Universiteti katolik në Lauren, prof.Dr Piter Hartel, Universiteti i Tventes, prof. Dr W. Jonker, Universiteti i Tventes, prof. Dr Ir. A.J. Mouthaan-Universiteti i Tventes, prof.Dr Ir. B.Preneel-Universiteti katolik, Dr Ir. B. Schoenmakers-Universiteti teknik në Ajdnhoven,Dr ir. R.N.J.Veldhuis-Universiteti i Tventes dhe prof.Dr R.Pavlloviq, nga Universiteti Mbretëror në Londër dhe Universiteti i Tventes, duke prezantuar dhe elaboruar deri në hollësi punimin e doktoraturës.

Ky prezantim nga Komisioni ndërkombëtar, është vlerësuar lartë. Ibraimi nuk mendon të kthehet dhe të vijoj punën e tij profesionale universitare në Maqedoni. Ai thekson se menjëherë pas doktoraturës i është bërë ofertë për të punuar pranë kompanisë së specializuar amerikane “Accenture” me seli në Amsterdam. /botasot/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments