Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM dhe VMRO DPMNE po përgatiten për zgjedhje parlamentare (VIDEO)

LSDM dhe VMRO DPMNE po përgatiten për zgjedhje parlamentare (VIDEO)

Me sloganet “Në rrugë të drejtë” dhe “Rimëkëmbje të Maqedonisë”, dy subjektet nga blloku politik maqedonas promovuan fushatën për rishikimin dhe përpilimin e programeve të reja zgjedhore. LSDM do të zhvillojë takime me qytetarët, do ta verifikojë punën e ministrave dhe krerëve të komunave si dhe do të hartojë agjendë të re zgjedhore për projektet me rëndësi për qytetarët. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski thotë se ky aksion i subjektit të tij nuk është paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga sot, nën sloganin në “Në rrugën e drejtë” LSDM fillon karvanin e tribunave të hapura dhe publike në të gjithë vendin. Në mbi 20 forume qytetare, sy për sy me qytetarët, do t’i dëgjojmë vërejtjet e tyre por edhe do ta prezantojmë punën dy vjeçare në të gjithë shtetit, gjitha rajonet, gjitha komunat dhe çdo vendbanim. Kërkojmë nga qytetarët të na bashkohen ashtu siç u bën bashkë me ne për ndryshime –  deklaroi Lupço Nikollovski, Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja, lideri i së cilës sot prezantoi ekipin i cili sipas tij do ta rimëkëmb shtetin, vazhdon të këmbëngul për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Hristijan Mickoski kërkoi që pas datës së mundshme për bisedime të formohet Qeveri teknike, ndërsa më muajin mars vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Mendoj që do të ishte e guximshme dhe e mirë për shtetin dhe të ardhmen e vendit që ta pranojë ofertën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Unë e ofrova si opsion muajin mars të vitit të ardhshëm. Menjëherë pas mesit të tetorit kur Këshilli Evropian do të prononcohet nëse marrim ose jo datë për bisedime, apo do të ketë zgjidhje të kushtëzuar, të formohet Qeveri teknike dhe t’i bëjmë gati institucionet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo është mënyra e vetme se si mund ta vërtetojmë nëse lulëzojmë sis shtet apo lulëzon krimi, korrupsioni dhe oktapodi -theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Socialdemokratët kanë ndryshuar ngjyrat e subjektit bardh e kuq duke i cilësuar si ngjyra të progresit dhe sakrificës, ndërsa VMRO-DPMNE-ja, mbi sloganin “Rimëkëmbje të Maqedonisë” ka vendosur çatinë e kuqe, ndërsa nën slogan dy ngjyrat verdh e kaltër të cilat deri tani kanë simbolizuar Lidhjen socialdemokrate.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments