Monday, May 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM-BDI: Konfirmuam parimet e koalicionit, jemi drejt marrëveshjes

LSDM-BDI: Konfirmuam parimet e koalicionit, jemi drejt marrëveshjes

Negociatat për formim të Qeverisë së re mes LSDM-së dhe BDI-së vazhdojnë në nivele të ndryshme. Përmes komunikatës së përbashkët, LSDM dhe BDI konfirmojnë se tashmë i kanë përcaktuar parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e re dhe se tani po përgatiten për hapat e radhës siç janë: përpunimi i programit të detajuar për punë dhe definimi i propozimeve për kuadro të përshtatshme, të përgatitura, të ndershme dhe të afta.

Dy partitë shprehen të bindura se kjo qasje do të shpie në marrëveshje përfundimtare për Qeveri me mandat të plotë katër-vjeçar, e cila do të votohet në Kuvend dhe si e tillë do t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve njësoj dhe do ta vazhdojë partneritetin me aleatët euro-atlantik. Dy palët negociuese nuk zbulojnë nëse i kanë tejkaluar dallimet rreth të parit të ekzekutivit, ndërsa negociatat do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës. Ndërkohë koalicioni ASH-Alternativa mbetet në qëndrimin se do ta mbështesnin një Qeveri mes LSDM-së dhe BDI-së vetëm në rast se e bëjnë kryeministrin shqiptar, në të kundërt do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat demokratik për ta çuar BDI-në në opozitë.

Nëse BDI-ja nuk arrin ta realizojë këtë zotim për të cilin e ka legalitetin, ajo parti nuk ka të drejtë që ndryshe të marrë pjesë në qeveri. Prandaj vendi i saj do të mbetet në opozitë”-tha Skender Rexhepi, ASH- AAA.

Nga koalicioni mohojnë të kenë pasur takime me mandatarin, Zaev për pjesëmarrje në ekzekutivin e ardhshëm, por shprehen të gatshëm të negocionin me të nëse nuk arrihet marrëveshje me integristët. Zaev dje mori mandatin nga Presidenti, Stevo Pendarovski. Ka afat 20 ditësh për të formuar shumicë parlamentare dhe Qeveri, në të kundërtën, mandati do të bartet te VMRO-DPMNE-ja, si partia e dytë me më shumë mandate deputetësh në Kuvend.

Anesa Salihu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments