Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiLojrat e Fatit, këta kusar të mëdhenjë

Lojrat e Fatit, këta kusar të mëdhenjë

Drilon Istrefi

Një studim që është bërë kohëve të fundit nga një grup studentësh të Shkencave Sociale, tregon se populli jonë është i prirur ndaj gjërave të reja,ndaj gjërave që ndoshta do duhej studiuar mirë para se tu hapej dera.

Nisur nga ky studim desha me pak fjalë të trajtoj një dukuri negative në mesin e shoqërisë tonë për të cilën është folur shpesh nëpër mediume.

Lojrat e Fatit apo siç i quajnë shpesh lojrat e varfërisë,të cilat lojra gradualisht kanë lëshuar rrënjë në shoqërinë tonë dhe janë bërë trend bashkëkohor.

I dehur nga dëshira për të fituar dhe dëshira për të qënë i pasur në kurriz të tjetrit, njeriu zhytet në pafundësin e këtij labirinthi dhe vështirë se del prej tij.
Shifrat e fundit tregojnë për një rritje të frikshme të kësaj skëterre që dita dites gllabëron njerëz që presin të provojnë “Fatin”e që gënjejnë veten duke menduar se kjo është vetëm një lojë.

Feja Islame na mëson se fati i njeriut shkruhet që në muajin e katërt në barkun e nënës,bile edhe me mijëra vite para se të vijmë në këtë botë,prandaj mos u lodh kot duke kërkuar fatin dyerve të Kazinove apo Bastoreve Sportive, pasi fati yt është i shkruar dhe garantuar nga Zoti yt.
I Dërguari i Zotit Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë me të) na tregon:”Diten e Gjykimit njeriu do pyetet për pasurinë ku e ka harxhuar dhe do pyetemi edhe për kohen se ku e kemi kaluar”.
Prandaj kujdesu për pasurinë tënde e mos e harxho atje ku hidhërohet Ai që ta mundësoi atë pasuri.

Për të luftuar këtë dukuri të shëmtuar dhe për ta shpëtuar shoqërinë tonë nga një degradim të sigurtë, ftoj të gjithë instancat e shoqërisë të japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Njëkohësisht bëj apel te partitë politike të ngrejnë zërin në këtë drejtim, të fusin në programin e tyre mbylljen dhe ndalimin e menjëhershëm të këtyre kanxhallozëve dhe dashtë Zoti ta zhdukim këtë të keqe nga vendi ynë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments