Lirohen tre policët e Kosovës që u rrëmbyen nga forcat speciale serbe

0
33
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës, që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Policia ndërsa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se: “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyrë në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.