Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionLiridona Dauti: “Struga qe duam”, është vetëm një endërr!

Liridona Dauti: “Struga qe duam”, është vetëm një endërr!

Të vish në Strugë dhe gjithmonë ke ndryshim! Nëse ju mendoni se kjo është Struga që ne duam, kjo është shumë gabim, të paktën unë mendoj kështu, ndoshta jam gabim, varet dhe nga cfarë këndvështrimi e shikoni!

Për këtë kemi nevojë ne qytetarët e saj?! Jo, jo kjo nuk është Struga që ne duam, derisa në qytetin tonë ka mungesë të vend parkimeve, kemi mungesë të biblotekave, kemi mungesë të fushave sportive dhe shumë mungesa të tjera… Nuk është radha për këto gjëra, deri sa nëpër shkollat mungojnë kushtet primare, ka mungesë të laboratoreve, ka mungesë të sallave sportive, mungojnë kushtet e ngrohjes etj, derisa po investoni ne GJËRA TË PANEVOJSHME, investoni për gjërat që me të vërtetë kemi nevojë. Investoni për më të mirën e qytetit! Nuk e di a e keni patur rastin të vizitoni spitalin e qytetit tonë, është në gjendje të mjerushme. Kur një pacient shkon për vizitë dhe shërim, ndodh që sëmundja të dyfishohet shkaku i kushteve të mjerushme të spitalit. Prandaj do ju lutesha në emër të qytetarëve të cilët dita ditës po largohen më shumë nga Struga, investoni në arsim, investoni në kultur dhe investoni në shëndetsi dhe në mundësi punësimi të të rinjve të qytetit tonë. Deponia është një problem tjetër i qytetit tonë, gjejeni një zgjidhje për atë dhe për gjithë rrugët e qytetit të cilat më shumë kanë gropa se asfalt!

Liridona Dauti-studente (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments