Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLiridon Useini kritikon hapur Bilall Kasamin

Liridon Useini kritikon hapur Bilall Kasamin

Në një deklaratë për MKD.mk, Useini thekson se si kryetar i Forumit Rinor, nuk është aspak i kënaqur me atë se si vlerësohet puna e Forumit, madje edhe kuadrot profesionale dhe të arsimuara.

“Vetë Kasami disa herë ka pranuar se Forumi Rinor është i vetmi organ aktiv e këtë e ka thënë edhe në paraqitje publike. E megjithatë, vazhdon me degradimin e të rinjve dhe lënien anash të tyre. Dhe, në vend që t’u jepet mundësi më të rinjve, prej tyre mbi 80 përqind me shkollim të lartë, Kasami ende vazhdon të rrethohet vetëm me funksionarë të moshës mbi 45 vjeçare. Në në Forum aspak nuk pajtohemi me politikat e kryetarit Kasami”, ka thënë Liridon Useini, përcjell in7.

Useini shton se që prej vitit të kaluar ka kërkuar prej Kasamit që në listat për deputetë të ketë përfaqësues prej të rinjve, por kjo nuk është realizuar, duke shtuar se në asnjë funksion udhëheqës nuk ka bashkëpartiakë nga Forumi Rinor.

Ai vërteton se ka pakënaqësi edhe për mënyrën se si praktikohet qeverisja në kuadër të koalicionit me LSDM’në.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments