Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLiburn Aliu: Atyre që duan ta copëtojnë vendin u themi provo se...

Liburn Aliu: Atyre që duan ta copëtojnë vendin u themi provo se këtu na ke

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në tubimin që po mbahet sot për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu tha se sot po festohet përvjetori i dyfishtë, në sheshin ku sipas tij bëhet thirrje për liri dhe barazi tash e sa vjet.

Në manifestimin për 15 vjetorin e themelimit të LVV-së dhe 21 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Aliu tha se sot po kujtohet këmbëngulja e djemve dhe vajzave, duke shtuar se para 15 vitesh u themelua LVV, se kishte shumë për t’u bërë për vend.

“Në këto ditë përvjetorësh LVV mbledh forcat e para. E mua kujtesa më kthen tek organizimet që kishim në selinë në Pejton. Në përvjetorë të tillë plot kujtesë, sot jemi dyfishur. Dashuri për qytetarët, për popullin tonë të vuajtur, pasi kur vepron pranë qytetarët, populli e kupton që lëvizje do të thotë të bësh ndryshim të thellë në këtë vend. E mbi të gjitha ta bësh me popullin, populli nuk të braktis as nuk të lë ta braktisësh”, tha Aliu.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments