Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizje të kujdesshme në rrugën Strugë-Dibër

Lëvizje të kujdesshme në rrugën Strugë-Dibër

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në viset më të larta ka mbetje të borës në rrugë. Reshje të borës me intensitet të mesëm vërehen në Makedonski Brod, ndërsa me intensitet më të dobët në grykat malore Strazhë dhe Bukovë dhe në Kriva Pallankë, Krushevë, Dellçevë dhe Sojmirovë, informon Lidhka Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ende është në ndërprerje të plotë trafiku në aksin rrugor Koçan – Makedonska Kamenicë, për shkak të rrëshqitjes së dheut në afërsi të fshatit Istibanjë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e dheut, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments