Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja Besa organizoi seminar dy ditor në qytetin e Durrësit (FOTO)

Lëvizja Besa organizoi seminar dy ditor në qytetin e Durrësit (FOTO)

Lëvizja Besa organizoi seminar dy ditor në qytetin e Durrësit, në prezencë të anëtareve të Kuvendit Qendror, Kryesisë Qendore, Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor.
Në këtë seminar pjesëmarrës ishin edhe opinionistët nga Shqipëria : Ergys Mërtiri dhe Agim Baçi, të cilët krijuan një ambient shumë konstruktiv dhe atraktiv për pjesëmarrësit në këtë seminar.

Seminari #WorkshopDurrës krijoi një pasqyrë të re në politikë, pasiqë Lëvizja Besa është parti e cila gjithnjë kërkon të hulumtoj gjëra dhe ide të reja, për të arritur sa më shumë objektiva dhe për të ju shërbyer qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ligjërues në këtë seminar ishte edhe eksperti i marrëdhënieve me publikun: Agim Jonuz, i cili me përvojën e tij, krijoi një ambient pozitiv dhe pjesëmarrësit në këtë seminarët dolën shumë të kënaqur nga këto ligjerata.

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, e përshendeti këtë seminar dhe siguroj që këto aktivitete të ngjajshme do të vazhdojnë të realizohen edhe në të ardhmen, me të vetmin qëllim që anëtarët e Lëvizjes Besa të jenë sa më të pregaditur profesionalisht dhe të kontribojnë në përmirësimin e kushteve dhe nivelit të jetesës së shqiptarëve në Maqedoni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments