Lëvizja BESA fushatën e Referendumit, sonte e zhvilloi në komunën e Sarajit, në të cilën zhvilloi takime me qytetarët e kësaj komune.
Kryetarin i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ishte i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputeti Fadil Zendeli, kryetari i degës Sarajit Shabi Jakupi dhe anëtari i kryesisë Sani Saidi.
Kryetari Kasami në fjalimin e tij u shpreh se: E para është se pas referendumit të suksesshem, kemi një kohë dy mujore deri me 31 dhjetor të përmbyllen disa çështje të hapura përmes ndryshimeve kushtetuese, gjë që garanton se menjëherë Maqedonia do bëhet anëtare e 30-të e aleancës së NATO-s. Duhet të jemi të vetdijshëm se me hyrjen në NATO bëhemi pjesë e një aleance ku sistemi i shërbimeve sekrete ndërtohet mbi bazën e parteneritetit dhe njëherë e përgjithmonë do marrin fund inskenimet dhe mendësite e trashëguara të shërbimeve sekrete për të montar raste kundër shqiptarëve siç ka qenë në të kaluarën. Mos harroni se edhe Shqiperia si anëtare e NATO-s do ketë qasje të plotë për të garantuar sigurinë e shqiptarëve në rajon.
Faza tjeter që është edhe më e rëndësishmja është se gjithë faktorët kryesor të Bashkimit Evropian kanë garantuar hapjen e negociatave për kyçjen e vendit në BE, proces i cili mesiguri do marrë disa vitë për të përmbyllur çdo kapitul i cili qytetarëve të Maqedonisë do ti garantojë institucione profesionale dhe jo administratë të partizuar. Do ti garantojë reformë rënjësore në gjyqësor dhe pastrim të plotë të gjykatësve të korruptuar dhe atyre që ndodhen në “defterët” e pushtetit apo politikanëve të caktuar. Poashtu me kruciale në hapjen e negociatave është se aty do shihen politikanët e pregatitur në aspektin profesional dhe me integritet të plotë politik dhe shumë qartazi do bëhet dallimi mes politikanëve të korruptuar që vlera të vetme i kanë folklorizmat dhe politikanëve që dinë të punojnë dhe të sjellin të mira në shoqëri. Pra të nderuar me fjalë të tjera kyçja në Bashkimin Evropian do jetë edhe përfundim i shumë karrierave politike dhe do vinë në shprehje gjenerata të reja që kanë dije, guxim dhe integritet profesional dhe puna e këtyre politikanëve do jetë në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve për dallim nga e kaluara kur politikanët kanë detyruar popullin që të bëjë politikanë të pasur dhe pa përgjegjësi.
Kryetari Kasami, gjithashtu tha se mesazhi i Lëvizjes Besa është shumë i qartë dhe konciz. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që bashkarisht të angazhohemi në suksesin e plotë të Referendumit si proces dhe me këtë të dëshmojmë se populli, janë meritorët e ndryshimeve historike që do ta bëjnë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe BE-së.