Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja Besa: Edhe pas zgjerimit – Qeveria në këmbë të qelqta

Lëvizja Besa: Edhe pas zgjerimit – Qeveria në këmbë të qelqta

Qeveria, përkundër zgjedrimit, qëndron në këmbë të qelqta. Në këtë mënyrë Lëvizja Besa I përgjigjet kërkesës së nënkryetarit të LSDM-së, Stefan Bogoev që Lëvizjes BESA t`i bashkohet kësaj Qeverie.

Lëvizja Besa përmes një komunikate thotë se nuk I shet interesat e popullit për një apo dy kolltuqe. Nga BESA reagojnë edhe për gjyqësorin dhe vettingun në drejtësi.

“Për cilin veting në gjyqësor flisni dhe kënd do e lustroni në gjyqësor, ata që ju vetë i vendosët nëpër ato kolltukë, vetëm e vetëm për të shpëtuar veten tuaj, BDI-në dhe Aleancën nga keqpërdorimet që keni bërë, nga korrupsioni i cili po lulëzon? Për cilin veting flisni, kur para vetëm dy muajsh, departamenti Amerikan i shtetit duke parë pa aftësinë tuaj për tu marrë me korrupsionin në shtet, dërgoi njerëz të vetë për ta bërë këtë apo këtë thirrje e bëni me qëllim që ta ndani turpin që ju pret nga raporti mbi korrupsionin” – thonë nga Lëvizja BESA.

Lëvizja Besa shprehet e prerë dhe I dërgon një mesazh Qeverisë, sic thonë, nëse doni që Lëvizja BESA të jetë pjesë e Qeverisë, atëherë shpallni zgjedhjet e parakohshme sa më parë dhe shpëtoni shtetin që e keni katandisur dhe zhytur në krim e korrupsion.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments