Friday, May 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA: Ata që u larguan kokëulur, të poshtëruar dhe të nëpërkëmbur...

Lëvizja BESA: Ata që u larguan kokëulur, të poshtëruar dhe të nëpërkëmbur u bashkuan me pushtetin

Ne ditën e Alfabetit, Lëvizja BESA doli në skenën politike si sot katër vite më parë, për të vendosur standarde të reja në Politikën e vendit dhe për të vendosur themelet e një demokracie si model i ri i politikbërjes.

Gjatë rrugëtimit të saj Lëvizja BESA goditi rrëndë pushtetin e asaj kohe, VMRO-në dhe BDI-në. Lëvizja BESA doli në skenë me një grup intelektualësh dhe mijëra aktivistë të përbetuar, e më pas u bë forcë e dytë në bllokun politik shqiptar.

Autentik – sepse lind nga nevojat vendore

Autokton – sepse lind e krijohet nga kapacitetet vendore

Autonom – sepse politikat i bën e pavarur dhe pa ndikime nga jashtë

Për t’u faktorizuar edhe më tej, Lëvizja BESA vendosi themelet e saja në vizionin e besatarëve që iu besua ta udhëheqë Bilall Kasami si kryetar i Lëvizjes BESA, të cilën më pas e mbështetën mbi 60 mijë votues.

Lëvizja BESA është frymë e rinisë së vendit dhe kryesisht u përkushtua tek të rinjtë të cilët edhe e ngritën Lëvizjen në piedestal.

Më pas, BESA doli në rrugë për çdo padrejtësi, pakënaqësi, pandershmëri, parregullësi, paprosperitet dhe pa frikë i’u drejtua pushtetit “diktatorial” me protesta të fuqishme. Lëvizja BESA është e vetmja Parti Politike shqiptare e cila doli me platformën e Ridefinimit dhe e dridhi Republikën e Maqedonisë.

Lëvizja BESA nisi si një familje e madhe dhe arriti majat e suksesit pavarësisht goditjeve që iu bënë brenda subjektit.

Ata që u larguan kokëulur, të poshtëruar dhe të nëpërkëmbur u bashkuan me pushtetin, thyen parimet dhe BESËN në të cilën ishin betuar dhe zotuar. Lëvizja BESA është një dinasti në vete me rini të pastër e të çiltër shqiptare, BESA është zëri i qytetarit të nëpërkëmbur, zëri i familjes së shëndoshë, zëri i kërkesave të shqiptarëve dhe do ta mbajë premtimin e dhënë gjatë filleve të saja, se BESA është Amanet dhe amaneti është i shenjtë.

Lëvizja BESA qëndron e pa luhatur në parimet e saja, ata që menduan ta dëmtojnë nuk i bënë asgjë një ideje përpos se e lëkundën. Këtu themelet e rrënjët janë të forta. Besa është Amanet kanë thënë të parët tanë dhe dikush duhet ta dërgojë dhe ta dorëzojë në vend atë që thuhet e shkruhet BESA është Amanet.

#MeBesë, ka Shpresë.
Lëvizja BESA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments