Ministri pa portofol, Samka Ibraimovski, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, njoftoi se do të largohet nga posti ministror dhe do të jetë deputet në Kuvend.
Ibraimovski, siç njoftoi kabineti i tij, sot do të nënshkruajë një deklaratë në KSHZ, që e pranon detyrën e re.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Samka Ibraimovski ishte në listën e kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit në njësinë e pestë zgjedhore.