Sunday, May 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLAMM: Kujdes në rrugën Strugë-Dibër

LAMM: Kujdes në rrugën Strugë-Dibër

Rruga rajonale Krushevë – Manastir prej sot në mëngjes në orën 06:15 është mbyllur për qarkullim për shkak të ngricave.
Ndalesa për lëvizje vlen për të gjitha llojet e automjeteve, kumtuan NP Rrugët e Maqedonisë dhe LAMM.

Nga ora 07:20 minuta, ndërkaq, është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor tek pjesa Mavrovë – Dibër.

Komunikacioni në të gjitha rrugët po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të shiut të ngrirë ka në vendkalimet malore Bukovë. Shi bie në Strazhë, në Manatir, Prilep, Strugë, Resnje, Zheleznec dhe Veles.

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është zvogëluar deri në 100m në vendkalimin malor Strazhë.

Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments