Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniLAJMI I FUNDIT: Shqiptari Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi...

LAJMI I FUNDIT: Shqiptari Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi (VIDEO)

Në Cetinje sot është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët kanë votuar për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e 43-të e Malit të Zi.

Në këtë drejtim, sipas mediave atje, përcjell Telegrafi, kryetare e Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviq. Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër.

Ndërsa siç edhe ishte pritur, për kryeministër i vendit është votuar Dritan Abazoviq.

Ndryshe, ky sesion tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, ndaj ngjarja është pasqyruar nga mediat malazeze dhe rajonale.

Sipas një njoftimi të mëhershëm, Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ri pritet të ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.

Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Qeveria e Krivokapiqit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik – pro serb – Demokratëve, dhe Lëvizjes URA.

Por dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit – disa pro-serbë, disa pro-evropianë – kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt duke ndikuar edhe në vendimmarrje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments