Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim që pas mesnatës çmimi i mazutit të ulet për 1 denarë, ndërsa çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta. Gjegjësisht një kilogram mazut do të kushtojë 53 denarë.
Sipas vendimit të fundit të KRrE-së, çmimet e derivateve janë si vijon:
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 76,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 53,159 (denarë/kilogram)
Sipas vendimit të fundit, mbi bazë të Rregullores dhe duke pasur parasysh çmimet në bursat botërore, KRrE ka të drejtë t’i ndryshojë çmimet e derivateve çdo ditë. Si përllogaritje merret mesatarja nga kuotat e bursës në pesë ditët e fundit dhe fare nuk ndikon çmimi i naftës në tregun botëror.