Lajmi i fundit: Ja sa strugan kanë votuar deri në ora 10:00 për zgjedhjet presidenciale

0
36
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Bledar Ziba, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Strugë për Struga Ekspres tregon se dalja e qytetarëve strugan për të votuar për zgjedhjet presidenciale, deri në ora 10:00 është 2.63 përqind,1589 votues ,njofton Struga Ekspres.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Strugë, z.Bledar Ziba tregon se deri në ora 10:00, procesi zgjedhor vazhdon normalisht dhe se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.

Në komunën e Strugës ka gjithsej 60.459 persona me të drejtë vote dhe 101 vendvotime.

(Struga Ekspres)