Friday, December 2, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeKosovëLAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja për targat

LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja për targat

Pala kosovare dhe ajo serbe kanë arritur marrëveshje lidhur me targat, ka konfirmuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell në Twitter.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur”, shtoi tutje ai, raporton Koha.net.

Kryenegociatorët e dy shteteve janë takuar të mërkurën në Bruksel në një takim që ka zgjatur më shumë se gjashtë orë diskutime në ditën e fundit të afatit shtesë për marrëveshjen mbi targat, para se Kosova të fillonte dënimin e shoferëve me targa ilegale në vetura.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me Petar Petkoviqin, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Me kërkesë të SHBA-së, Kosova e pati shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës./Koha.net

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments