Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLajm i mirë: Ulet numri i të prekurve nga Covid-19, në spitale...

Lajm i mirë: Ulet numri i të prekurve nga Covid-19, në spitale pacientë të pavaksinuar

Spitalet modulare vazhdojnë të jenë aktive. Megjithëse kapaciteti i tyre është gjysmë i zbrazët në disa qytete, numri i pacientëve të hospitalizuar mbetet i konsiderueshëm edhe pse vala e vjeshtës kaloi. Autoritetet mbushjen apo zbrazjen e spitaleve e lidhin me interesimin e qytetarëve për tu vaksinuar. Sipas të dhënave zyrtare vdekshmëria tek të pa vaksinuarit ka arritur në 85%, ndërsa afër 80% e të shtruarve në spitale janë të pa vaksinuar.

“Përderisa bie intensiteti i të interesuarve për tu vaksinuar sa shkon e rrite numri atyre që janë të hospitalizuar dhe kërkojnë ndihmë mjekësore nga pasojat e virusit korona”.

Në një aktivitet të zhvilluar, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve për çështjet që lidhen drejtpërdrejt me pandeminë. Por, ai bëri thirrje që personat e shëndoshë të paraqiten vullnetarisht që të jenë pjesë e listës së dhurimeve të organeve pas vdekjes në mënyrë që të shpëtojnë një jetë. Filipçe tha se kjo është më se e nevojshme për ti ndihmuar pacientët që kanë mbetur me pasoja shëndetësore pas kurimit nga virusi korona.

“Shpresojmë që me këto aktivitete gjithnjë e më shumë do të jetë e qartë se çfarë domethënie ka të dhurohet organi i zemrës edhe familjet të jenë të vetëdijshëm për dhurim të organeve nga qytetarë që posa ndërrojnë jetë për shkak se në atë mënyrë shpëtohet një jetë” – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë kuota e vaksinimit ka arritur afër 800 mijë, ose thënë ndryshe 35% e popullsisë është imunizuar plotësisht me dy doza të vaksinave anti kovid.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!