Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLajçak: Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë normalizim ose konflikt, BE-ja...

Lajçak: Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë normalizim ose konflikt, BE-ja po punon për të parën

Përfaqësuesi i Bashkimit Evopian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka thënë se kanë diskutuar mbi procesin e normalizimit dhe hapat e mëtejmë pas takimit në Bruksel.

“Erdha të diskutoj me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi rrugën përpara drejt normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme që ne kemi kuptuar qartë sekuenca e hapave dhe ne kishim një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Të njëjtin diskutim do ta kem nesër edhe në Beograd”, tha Lajçak.

Ai bëri të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë takim me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Pra, kjo është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi se si të kemi një marrëveshje, ne kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit 1 hapit 2 dhe hapit 3, kështu që ky ishte qëllimi që kishim siç thashë një diskutim shumë intensiv por shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm me kryeministrin”, tha Lajçak.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments