Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdaleni këtë katrahurë, deri kur ky trend i punësimeve të maqedonasve si...

Ndaleni këtë katrahurë, deri kur ky trend i punësimeve të maqedonasve si shqiptarë!

Shkruan: Naser Pajaziti

Vazhdon trendi i punësimeve të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë. Dhe nuk ka të ndalur.

Sot paskan dal rezultatet e një konkursi të komunës së Kumanovës. 8 maqedon me emra e mbiemra janë punësuar si shqiptarë.

Kur do marrë fund kjo katrahurë e rrezikshme. Çfarë do thonë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu, por për këtë konkurs edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe këshilltarët komunal shqiptarë.

Kodi penal thotë qartë që ai që jep të dhëna të rrejshme në një procedurë administrative, pra në këtë rast në këto konkurse ‘turli tavë’, dënohet me burg prej 1 deri 3 vjet. Por përgjegjësi penale bartin edhe institucionet përgjegjëse.

Pra, në procedurë administrative, nëse vendosen dëshmi jo të vërteta (falsifikuara), pason ndëshkim konform nenit 366-a.
Kjo mund të dëshmohet nga dokumentet personale (certifikata e lindjes, leternjoftim, pasaporte,…).

Edhe gjatë aplikimit për dokumente personale dhe në evidencat e MPB figurojnë të dhënat edhe për përkatesinë nacionale.

Andaj të lartëpërmendurit të veprojnë sepse kanë mandat dhe përgjegjësi ligjore dhe publike, dhe janë të barabartë para ligjit!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments