Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLagja e Trimave”, inskenim klasik i strukturave dhe shërbimeve sekrete

Lagja e Trimave”, inskenim klasik i strukturave dhe shërbimeve sekrete

Sikundër rastet e tjera të mëhershme të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, pas pavarësimit të Maqedonisë, si Bit-Pazari, Ladorishti, Gostivari, UT-ja, Sopoti, Brodeci, Monstra edhe kjo e fundit e “Lagjes së trimave” të Kumanovës, që ishte një inskenim klasik i strukturave dhe shërbimeve sekrete, për qëllime politike, që kanë ndikim në gjyqësor dhe që vërtetohet me dënimet e fundit drakonike me burg, në kohëzgjatje prej 764 vjetësh për të gjithë të dënuarit, dëshmon qartë se në këtë vend që pretendon demokracinë dhe integrimin në BE, ende po funksionon mentaliteti komunist në institucionet shtetërore. Kjo dëshmon se ende nuk kanë filluar reformat në gjyqësor, kështu vlerëson për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist politik.

“Strukturat e caktuara në këtë shtet, tash e 25 vjet, në të shumtën e rasteve, për destabilizim të situatës me prapavijë politike, kanë montuar incidente, ku gjithë herë shqiptarët, ndonëse viktima, janë katandisur në akuza të rënda, të pa qenë, të pa argumentuara dhe të pa verifikuara në hetuesi dhe në procese gjyqësore, duke i cilësuar si armiq të shtetit, destabilizues, vrasës dhe dhunues. Kjo gjendje po përsëritet në mënyrë ciklike dhe lë pasoja dramatike në mbamendjen e traumatizuar kolektive të shqiptarëve, ndërsa partitë politike që i përfaqësojnë nuk kanë forcë dhe mundësi që këtë situatë ta ndryshojnë, edhe pse marrin zotime të tilla”, thotë Ismail Arsllani, analist politik.

Nga ana tjetër, analisti politik Blerim Hyseni thekson se nuk është e rastit që për reforma në gjyqësi në Maqedoni folet me vite të tëra, e keqja është që është fol shumë e pak është bërë.

“Sado që shumë qeveritë moto i kanë pasur reformat në gjyqësi sërish viktimë e gjyqësisë së Maqedonisë kanë qenë shqiptarët. Me keqardhje duhet thënë se gjyqësia në Maqedoni vazhdon të mbetet me veprimet e saj sikur në pushtetin monist edhe nëse janë inkuadru kuadro të reja frymëzimi i tyre gjithmonë ka qenë i njëjtë me mënyrën e funksionimit të gjyqeve në pushtet monistë. Mendoj që në Maqedoni ka edhe një aspekt tjetër çdo herë që pushteti ka pas nevojë në krijimin e ndonjë krize gjyqësia është përdor si mekanizëm për të shpreh se kemi “armikun” se Maqedonia është në rrezik etj etj, e kjo gjithmonë duke i përdor shqiptarët”, thekson për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist politik.

Ai potencon se për ti dhënë njëherë e mirë fund veprimeve të këtilla Maqedonia ka nevojë për reforma rrënjesore me monitorim të fuqishëm ndërkombëtar dhe me gjyqëtar e prokurorë të shkolluar jashtë Maqedonisë ndryshe gjithçka do të jetë vetëm fasadë dhe do mbeten të ashtequajtura reforma.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments