Wednesday, December 7, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniJa reagimi i Maqedonisë pasi u dogjë flamuri i tyre në Kosovë

Ja reagimi i Maqedonisë pasi u dogjë flamuri i tyre në Kosovë

“MPJ shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës. Presim që shërbimet zyrtare kosovare të ndërmarrin aktiviteteve që kryerësit të japin përgjegjësi”, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë.

Me brohoritje “UÇK, UÇK”, “Pa liri nuk ka Qetësi”, “Liri për Çlirimtarët” dhe parulla të tjera të ngjashme, një ditë pas vendimit të Gjykatës Penale të Shkupit për grupin Kumanovës, prishtinasit dhe disa familjarë të të dënuarve të këtij grupi, kanë mbajtur protesta në Prishtinë në shenjë mbështetje për personat e dënuar.

Protesta filloi në sheshin Pajaziti në Prishtinë, prej ku protestuesit u nisën drejt ambasadës së Maqedonisë. Por, atyre nuk iu lejua afrimi tek dyert e ambasadës nga policia.

Policia kërkoi nga ata të mos e kalojnë kordonin policor. Si shenjë revolte ndaj Policisë, protestuesit thanë se “kjo nuk është e vetmja dhe se priten protesta edhe në Shkup”. Në një moment, edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shfaq para protestuesve tek Ambasada e Maqedonisë, duke bërë thirrje për qetësi.

Ndryshe revolta e kosovarëve ndaj vendimit të Gjykatës së Shkupit, ka filluar që mbrëmë, ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Pejë për të protestuar kundër dënimeve të larta me burg që i’u shqiptuan pjesëmarrësve në përleshjen e armatosur të majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Njëri prej personave të dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata është edhe Valdet Zekaj, i cili vjen nga Peja.

Përveç kësaj, qytetarët e mbledhur edhe e kanë djegur flamurin e Maqedonisë. Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

“MPJ shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës. Presim që shërbimet zyrtare kosovare të ndërmarrin aktiviteteve që kryerësit të japin përgjegjësi”, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë.

Flamuri i Maqedonisë është djegur edhe më herët nga grupi i tifozëve “Skifterat” nga Gjilani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments