Fitorja e Arben Taravarit për kryetar të Komunës së Gostivarit, ka krijuar hapësirë që në opinion dhe në media të caktuara të përmenden emra eventual për ministër ri të Shëndetësisë, transmeton Express.
Ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket emrave se kush mund të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, megjithatë sipas të njëjtave, insistohet që këtë pozitë ta merr dega e Tetovës.
“Janë dezinformata emrat që tani për tani përmenden në opinion. Këtyre ditëve do të mbajmë mbledhje për t’i analizuar rezultatet e zgjedhjeve, ku do të konstatojmë situatën e krijuar, por edhe do t’i analizojmë rezultatet. Ajo çka mund të thuhet është se vendin e Taravarit ka gjasa të mëdha që ta merr dega e partisë në Tetovë, gjegjësisht ndonjë anëtar i kryesisë qendrore”, kanë thënë nga disa burime partiake.
Ndryshe, Taravari, në kolltukun e ministrit të Shëndetësisë qëndroi rreth 4 muaj e gjysmë, nga 1 qershori kur e mori funksionin nga Nikolla Totodrov.