Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberal – Demokrate, Goran Milevski është zgjedhur ministër i Pushtetit Lokal në vend të Suhejl Fazliut nga RDK-ja.
Milevski gjatë kohë kishte shprehur pakënaqësi për shkak të anashkalimit të partisë së tyre nga pushteti ekzekutiv, edhe pse kjo parti ka më shumë se tre deputetë. Megjithatë me rikonstruimin e tanishëm, PLD-së i është siguruar posti i ministrit të Pushtetit Lokal. Nga ana tjetër, nga RDK janë shprehur të mllefosur dhe të indinjuar nga vendimi i kryeministrit Zoran Zaev, që i la pa ministrinë. Megjithatë, RDK vazhdon të ketë postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe poste tjera qeveritare. (INA)